![Fiorentina gati të plotësojë dëshirat e Kristian Shpendit, Çezena zbulon shifrën që kërkon për sulmuesin shqiptar](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/12/fiorentina-gati-te-plotesoje-deshirat-e-kristian-shpendit-cezena-zbulon-shifren-qe-kerkon-per-sulmuesin-shqiptar_67648f4ac4744.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Fiorentina gati të plotësojë dëshirat e Kristian Shpendit, Çezena zbulon shifrën që kërkon për sulmuesin shqiptar
👁2669
Kristian Shpendi po spikat me paraqitjet e tij te Çezena në Serinë B, çka ka zgjuar interesin e disa skuadrave për të. Sulmuesi kuqezi pëlqehet nga Fiorentina, klub i cili është i gatshëm të plotësojë dëshirat e futbollistit dhe po provon të bindë Çezenën.
Klubi italian niset nga një shifër që shkon në 15 milionë euro, çmim me të cilin vlerësohet kartoni i lojtarit. Fiore do tentojë që të sjellë në Firence Shpendin me koston më të ulët të mundshme, e për këtë do negociojë me Çezenën. Për vetë lojtarin kalimi në Serinë A do të ishte vërtetë një “trampolinë”, teksa do të kishte shansin që të tregojë veten.kristian shpendi sulmuesi shqiptar çezena fiorentina
Burimi