Finalja e parakohshme Spanjë-Gjermani, Del Bosque: Furia e Kuqe favorite, mund të fitojë trofeun e katërt europian!

Finalja e parakohshme Spanjë-Gjermani, Del Bosque: Furia e Kuqe favorite, mund të fitojë trofeun e katërt europian!

Tekniku Vicente del Bosque ka deklaruar se Spanjë është favoriti kryesor për të triumfuar në “Euro 2024”, teksa theksoi se fitorja përballë Gjermanisë nuk vihet në diskutim.
“Spanja është favoriti kryesor, nuk kam asnjë dyshim se do të fitojmë”, tha ai.
Më tej Del Bosque analizoi të dy skuadrat duke theksuar se Spanja luan me më shumë ritëm dhe se janë më të mirë në shumë aspekte se gjermanët. Më tej, ish-tekniku i Spanjës deklaroi se Gjermania ka avantazhin që luan në vendin e saj.
“Spanja luan më shpejt dhe me ritëm më të madh se Gjermania. Jam plotësisht i bindur se do të kalojmë. Unë nuk dua të jem mosrespektues dhe duhet të jemi të përulur. Por në përgjithësi unë e shoh Spanjën më mirë në shumë aspekte, edhe nëse Gjermania po luan mirë në sulm, veçanërisht me Musialën. Ne jemi favoritët më të mëdhenj, nuk kam dyshim se do të fitojmë. Ne jemi të mirë në sulm dhe mbrojtje. Ne jemi favoritët më të mëdhenj, nuk kam dyshim se do të fitojmë. Ne jemi të mirë në sulm dhe mbrojtje. Edhe pse këtë të premte dy skuadrat më të mira të turneut përballen me njëra-tjetrën dhe Gjermania ka avantazhin duke luajtur në shtëpi”, raporton SportBild të ketë thënë Del Bosque, kampion me La Roja në Kupën e Botës 2010 dhe Euro 2012.
Ai gjithashtu shikon me optimizëm mundësinë e arritjes së një kupe të katërt Euro për La Roja, që do të thyente bashkërekordin e Gjermanisë me 3.
“Kjo do të ishte fantastike për futbollin spanjoll në tërësi. Dhe nuk duhet të harrojmë: Spanja do të kalonte Gjermaninë duke fituar katër tituj të Eurokupës dhe do të mbante e vetme rekordin. Shpresoj të fillojë një epokë e re dhe fansat tanë të jenë të lumtur”, përfundoi ai.
Burimi