“Fillimi i dy legjendave”, publikohen fotot kur Lionel Messi mbante në krahë Lamine Yamal foshnje

“Fillimi i dy legjendave”, publikohen fotot kur Lionel Messi mbante në krahë Lamine Yamal foshnje

Në 2007, kur Lionel Messi ishte ende shumë i ri, realizuar disa foto me një fëmijë në dhomat e zhveshjes në stadiumin e Barcelonës, Camp Nou, për një sesion fotografik për bamirësi.
Atëherë ai ishte 20 vjeç, gati për të vendosur emrin me shkronja të arta në historinë e futbollit europian. Por kujt ia merrte mendja se 17 vite më vonë edhe foshnja në ato foto do të bënte futbollin ndërkombëtar të flasë për të ende pa mbushur 17 vjeç.
Messi po lante Lamine Yamal, 16 vjeçarin i cili është ‘kryefjala’ e këtij Kampionati Europian. Goli kundër Francës në gjysmëfinale të martën është një për të cilin shumë tifozë do të flasin për dekada.
Vetëm 16 vjeç e 362 ditë, sulmuesi u bë lojtari më i ri që shënon në historinë e turneut. Fotoja e harruar e Messi-t me Yamal u rishfaq nga babai i adoleshentit që e postoi në rrjetet sociale javën e kaluar duke shkruar: Fillimi i dy legjendave.
Fotot janë shkrepur nga Joan Monfort i cili punon si fotograf për Associated Press. Ato ishin kryer pasi Unicef kishte kryer një lotari në Mataro, aty ku jetonte familja e Lamine.  Fotografi ka përshkruar gjithçka se çfarë ndodhi atë ditë.
“Messi është introvert, është i turpshëm. Ai doli nga dhoma e zhveshjes dhe befas e gjeti veten në një dhomë tjetër zhveshjesh me një legen të mbushur me ujë dhe një fëmijë në të. Ishte pak e ndërlikuar. Ai nuk e dinte as si ta mbante në fillim”, tha fotografi.
Njësoj si Messi, edhe Yamal nisi të luante për Barcelonën duke u bërë titullari dhe golashënuesi më i ri në ligën spanjolle. Monfort tha se kur fotoja u bë virale javën e kaluar, kuptoi se fëmija ishte Yamal.
“Është shumë e bukur që të lidhesh me diçka që ka krijuar kaq sensacion. Të them të vërtetën është një ndjenjë e këndshme”, tha ai.
 lionel messi lamine yamal foshnje foto

a66ae640 3e89 11ef 96a8 e710c6bfc866png

82a77930 3e89 11ef 96a8 e710c6bfc866png
Burimi