Fibank mbuloi pastrimin e parave të Kristian Boçit, në skenë oligarku Rrok Gjoka; Berisha i dha leje trafikantit për 2 HEC-e
Prokuroria ka zbërthyer skemën e pastrimit të parave të pista nga Kristian Boçi.
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar rreth 50 milionë euro pasuri në pronësi të ‘bamirësit’ Kristian Boçi allias Agustin Boçi allias Kristian Botsis, gruas së tij Drilona Boçi, trafikantit të kokainës Elman Abule si dhe 4 njerëzve të lidhur me ta, që të gjithë subjekte të ligjit anti-mafia.
Prapaskena ka raportuar prej dy vitesh aktivitetin e dyshimtë të Kristian Boçit, një skemë pastrim parash kamufluar me kredi bankare, bamirësi dhe investim të miliona euro në pasuri të paluajtshme, me burim të paqartë.
Përpos të tjerave, Prokuroria ka sekustruar si aset kriminal edhe kompaninë e ndërtimit Mak-08, me nipt K81313013K, themeluar në vitin 2008 me kapital 3 milionë lekë.
Administrator dhe pronar i Mak-08 është Kristian Boçi.
Kompania Mak-08 ka 50 % të aksioneve në kompaninë GLORIS CONSTRUCTION, themeluar në vitin 2007, me nipt K81629013H, me kapital 100 lekë.
Gjysmën tjetër të aksioneve i ka Ender Boçi, i afërm i Kristian Boçit me tre emra.
Kompania GLORIS CONSTRUCTION është pronare e kompanisë së dy hidrocentraleve, Hec Xall Xhuxhë, me kapital 10 mijë lekë.
Kompania e dy hidrocentraleve në Basenin e Matit është themeluar në 13 shtatot 2013 nga oligarku Rrok Gjoka, përmes kompanisë Gjoka Konstruksion sh.a me 10% të kapitalit të shoqërisë, si dhe nga Kristian Boçi, përmes kompanisë GLORIS CONSTRUCTION.
Rrok Gjoka duket se ka hyrë vetëm sa për të marrë lejet për ndërtimin e HEC-eve meqenëse kishte lidhje klienteliste me PD-në në atë kohë.
Me 9 shtator 2013, disa ditë para se Sali Berisha të dorëzonte pushtetin, ministri tij i Ekonomisë Florjon Mima i jep Kristian Boçit dhe Rrok Gjokës leje për ndërtimin e dy hidrocentraleve. Këtu duhet të hetojë SPAK se si pasuritë publike kanë kaluar në duart e oligarkëve dhe bosëve të pastrimit të parave të drogës.
Në vitin 2019 Rrok Gjoka del nga loja duke ia shitur aksionet Kristian Boçit për një shumë qesharake prej 1 mijë lekësh.
Po ku do t’i gjente paratë Kristian Boçi për të ndërtuar dy hidrocentrale?
Prokuroria ka zbërthyer skemë e pastrimit të parave të pista nga Kristian Boçi. Pjesë e skemës është sipas dosjes edhe “marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditësisht del edhe garant i shumave të dhëna“.
Prapaskena mëson se banka e nivelit të dytë, e cila ka mbuluar pastrimin e parave nga Kristian Boçi dhe grupi i tij është Banka e Parë e Investimeve Albania, e njohur si Fibank, tentakulë e mafies bullgare në Tiranë dhe lavatriçe pastrimi parash.
Pa kolateral, Fibank i ka dhënë 3.8 milionë euro kredi Kristian Boçit për të mbuluar pastrimin e parave të tjera. Themi pa kolateral, pasi si garanci Boçi ka lënë vetëm kompaninë, e cila nuk ka kapital, rezulton vetëm në letra, nuk ka asete, pra nuk ka asnjë vlerë.
Kontratat e kredive janë firmosur në shkurt 2020 dhe dhjetor 2021.
Dhe si garant për kredinë e parë, atë të vitit 2020 me vlerë 1 milionë euro, ka dalë pikërisht Elman Abule.
Në vitin 2022, Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ndryshon kontratën me kompaninë e dy HEC-eve, duke vendosur një afat prej 12 muajsh për ndërtimin.
Fibank, pastrim parash
Fibank në Tiranë është degë e First Investment Bank në Sofie të Bullgarisë, e cila është skeduar si një nga grupet financiare më famëkeqe të vjedhjes së parave publike, pastrimit të parave të korrupsionit, mashtrimit dhe kanalizimit të parave drejt Qipros dhe parajsave të tjera fiskale, ku fshihen kryesisht paratë e korrupsionit dhe krimit.
Kokat dhe përfituesit e mëdhenj të Fibank në Bullgari janë identifikuar, Tseko Minev dhe Ivaylo Mutafchiev, të cilët kanë zbatuar një të sofistikuar mashtrimi, loje me huadhëniet dhe pastrimit të parave të krimit të organizuar.
Në Shqipëri, Fibank është monitoruar nën dyshimet për pastrim parash, kredi abuzive, si dhe lëvizjen e parave të pushtetarëve të korruptuar dhe bosëve të drogës nga Shqipëria drejt osffshore-ve dhe anasjelltas.
Fibank në Shqipëri përfaqësohet nga drejtori i përgjithshëm Bozhidar Todorov, i besuar i bosëve bullgarë.
Më pas vjen Elma Lloja, si administratore dhe e besuar e Bozhidar Todorov. Pjesë e kupolës së Fibank janë gjithashtu Chavdar Zlatev, Nikolai Dragomiretzki, Petya Todorova Stoyanova, Stanimir Mutafchiev dhe Inako Karakolev.
Më pas vjen një grup i dytë që kryen punët administrative, i përbërë nga Ina Paskaleva, Gledis Hysenaj, Edvin Liko, Erion Doko, Elvira Jaze, Elona Labinoti, Alban Kovaçi, Ardit Çikuli, Anilda Mirdita etj.
Fibank është përfshirë edhe në lojërat politike të Ilir Metës dhe Sali Berishës, duke nxjerrë të dhënat e klientëve të saj.
Aktiviteti i Fibank në Bullgari
Dokumente të dala nga ‘Pandora Papers’ zbulojnë skandalin se pronarët e shumicës së aksionerëve të Bankës e Parë të Investimeve të Bullgarisë (First Investement Bank) Tseko Minev dhe Ivaylo Mutafchiev janë përfituesit përfundimtarë të kompanive ‘offshore’, të cilët kanë marrë mbi 1 miliardë leva bullgarë hua nga Banka (Rreth 511 milionë euro).
Në përpjekje për ta bërë bankën sa më pak të ekspozuar në këtë skandal, drejtuesit e saj i detyrojnë sipërmarrësit që t’i tërheqin fondet që më pas bëhen të parikuperueshme nga ana e bankës. Pastaj, çështja i kalon Zyrës së Specializuar të Prokurorit të vendit dhe prona e sipërmarrësve blihet për një shumë mjaft të vogël nga Aleksandër Angelov, avokati i ish deputetit të famshëm dhe magnatit të medias, Delian Peevski dhe bashkëpunëtori i afërt i Angelovit, Georgi Samuilov.
“Mollë e keqe”
Shteti bullgar i ka ardhur në ndihmë tri herë bankës FIB, duke injektuar para nga shteti dhe duke i rritur kapitalin nga ana e Bankës Bullgare të Zhvillimit (Bulgarian Development Bank BDB) gjatë qeverisjes së Koalicionit Tri Partiak (2005-2009) pas falimentimit të Corporate Commercial Bank (CCB) dhe kohët e fundit u ndihmua serish, pasi ajo nuk e kaloi dot testin e stresit, të kryer nga Banka Qendrore Evropiane.
Një raport i Bankës Kombëtare Bullgare i vitit 2012 liston arsyet e kësaj paqëndrueshmërie: përgjatë viteve, Banka u ka dhënë hua të mëdha një numri të vogël subjektesh. Huat e dhëna te kompanitë “offshore”, të cilat kanë lidhje me aksionarët e saj më të mëdhenj përbëjnë edhe pjesën më të madhe të huave problematike të FIB-it, por këtu përfshihen edhe hua të dhëna ndaj kompanive që lidhen me oligarkët e njohur si Hristo Kovachki, i lidhur ngushtë me Ivaylo Mutafchiev dhe Grisha Ganchev.
Inspektorë të Bankës Kombëtare Bullgare zbuluan se një përqindje e madhe e këtyre huave ishin hua të këqija.
Kjo praktikë e përdorimit të fondeve të klientëve për t’i dhënë hua bizneseve të vetë bankierëve është përmendur po ashtu nga ish ambasadori amerikan në Bulgari, Xhon Beirle gjatë një mesazhi të klasifikuar diplomatik në vitin 2005 dhe i cili është bërë publik nga Wikileaks. Mesazhi thotë se disa nga bankat bullgare, përfshi këtu edhe FBI, janë të përfshira në pastrim parash.
Kush është në të vërtetë Georgios Georgiou
Në 2014, media bullgare Bivol publikoi një hetim mbi portofolin e kredive të Bankës së Parë të Investimeve të Bullgarisë (First Investement Bank), dhe zbuloi se një qytetari qipriot i quajtur Georgios Georgiou i ishin dhënë kredi nga Banka FIBank në vlerë mbi 1.2 miliardë BGN ose 600 milionë euro.
Georgius ishte pronari i Yulen AD, Vitosha Ski, kompania e taksive OK Supertrans, kompanitë prapa fabrikës së çelikut Kremikovtzi, kompania Bulmarket, treni i së cilës shkaktoi një shpërthim me vdekje në fshatin verilindor të Hitrinos, dhe një numër biznesesh të tjera. Shtetasi misterioz qipriot doli të ishte investitori më i madh i huaj në Bullgari.
Disa nga kompanitë “offshore” të Tseko Minev dhe Ivalyo Mutafchiev dhe kreditë e grumbulluara në to nga FIB
Tani, ‘Pandora Papers’ tregojnë pa asnjë diskutim se kush qëndron prapa Georgios Georgiou.
Informacioni gjendet në korrespondencën midis regjistruesit të kompanive ‘offshore’ Trident Trust dhe zyrës ligjore qipriote G. Papadopoulos & Co.
Në të, Trident Trust dëshiron të marrë informacion të detajuar në lidhje me pronarët e vërtetë të të gjitha kompanive në Ishujt e Virgjër Britanikë (BVI ) që janë regjistruar si klientë të palës së tyre qipriote. Kjo u bë e nevojshme për shkak të një ndryshimi në legjislacionin e Virgin Island, i cili mandaton kompanitë të mbajnë një regjistër të pronarëve përfitues.
Dokumentet tregojnë qartë se Georgiou dhe përfaqësuesit e tjerë u regjistruan nga Papadopoulos & Co si mbajtës zyrtarë të aksioneve në ‘offshore’, por përfituesit aktualë janë aksionarët shumicë në FIBank – Tseko Minev dhe Ivaylo Mutafchiev.
Karta e identitetit e Georgios Georgiou
Karta e identitetit e Georgios Georgiou
Kopjet e vërtetuara të pasaportave të Minev dhe Mutafchiev, përfituesit e vërtetë
Karta e identitetit e Georgios Georgiou është ndër dokumentet që vërtetojnë se ai ishte një ‘sekser’ për Tseko Minev dhe Ivaylo Mutafchiev.
Me fjalë të tjera, tani ka prova të padiskutueshme që të dy bankierët i kanë dhënë vetes në formën e huave jo vetëm të gjithë kapitalin e Bankës, por edhe 500 milionë BGN (Rreth 250 milionë euro) të tjerë në paratë e klientëve të bankës.
Dyshja “FIB – Peevski”
Të dhënat nga Pandora Papers ilustrojnë me më shumë detaje marrëdhëniet e biznesmenit të FIBank dhe oligarkut Delyan Peevski, pasi deri më tani janë bërë të njohura vetëm informacione inderekte.
Për shembull, kompania “Offshore”“Galliano Worldwide Limited”, në pronësi të Tseko Minev dhe Ivaylo Mutafchiev, përfaqësohet nga Ivan Sharlandzhiev, ish-drejtor ekzekutiv i fabrikës së paketimit të cigareve në Plovdiv “Yuri Gagarin”.
Që nga viti 2006, aksionet e “Yuri Gagarin” ishin mbajtur nga Baranko EOOD, e cila menaxhohet nga Westwood Invest Limited. Pandora Papers, zbulojnë se kjo kompani është gjithashtu në pronësi të Minev dhe Mutafchiev. Substancialisht, Delyan Peevski u bë pjesë e kompanisë së paketimit të cigareve përmes Comso Tobacco.
Pandora Papers gjithashtu përmbajnë një letër reference nga FIBank për Delyan Peevski të datës 13 nëntor 2016. Aty thuhet se ai është një “klient i saktë, i besueshëm dhe i respektuar i bankës”. Letra u nënshkrua nga dy drejtorë të Bankës së Parë të Investimeve të Bullgarisë (First Investement Bank) nga Departamenti i Kreditimit.
Letër reference nga FIB për Delyan Peevski
Aktualisht, FIBank nuk duhet të mbajë asnjë llogari bankare të oligarku pasi ai është i sanksionuar sipas ‘Aktit Magnitsky’. BNB ka siguruar që të gjitha bankat bullgare t’i ndërpresin marrëdhëniet me të dhe me kompanitë të cilat janë të renditura në listën e sanksioneve. Sidoqoftë, situata me kreditë nga Banka për kompanitë e lidhura me Peevski mbetet e panjohur./Prapaskenafibank pastrim parash kristian boci oligarku rrok gjoka berisha leje hec
Burimi