Fenerbahçe nuk “ngre kokë” pas derbit ndaj Muçit, Bilbao gjunjëzon turqit; Murinjo tërbohet me gjyqtarin

Fenerbahçe nuk “ngre kokë” pas derbit ndaj Muçit, Bilbao gjunjëzon turqit; Murinjo tërbohet me gjyqtarin

Fenerbahçe është pikëlluar sot në shtëpi kundër rivalëve spanjoll të Atletik Bilbao. Turqit humbën brenda në Stamboll me rezultatin 0-2 dhe zhgënjyen tifozët e tyre.
Turqit e nisën me këmbën jo të duhur takimin në Ligës së Europës dhe e panë veten në disavantazh prej Injaki Uilliams. Ishte po ky lojtar, që pas golit të shpejtë në minutën e 5, realizoi dhe dopietën personale në minutën e 45 dhe dërgoi ‘djemtë’ e Murinjos në dhomat me ndjenjën e hidhërimit.
Në pjesën e dytë, skuadra e Murinjos u përpoq të ndërtonte diçka, por me daljen me kartonin e kuq të Muldur, lojtarit të Kombëtares turke gjithçka u bë shumë e vështirë për klubin e teknikut portugez, për të mos thënë e pamundur.
Vendim që tërboi Zhoze Murinjon. Në stadium ishte edhe Ceferin, presidenti i UEFA-s, përkrah presidentit të Fenerbahçes, që vendosi duart në kokë.
Pas humbjes në derbi kundër Beshiktashit të Muçit, skuadra verdheblu e sheh veten përsëri të humbasë në po të njëjtin qytet (Stamboll) brenda 4 ditëve.fenerbahçe atletik bilbao liga e europës
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente