Fatmir Xhafaj rishfaqet në media dhe tenton të justifikojë komisionin që i ngarkoi Rama: Nuk synojmë kapjen e drejtësisë!

Fatmir Xhafaj rishfaqet në media dhe tenton të justifikojë komisionin që i ngarkoi Rama: Nuk synojmë kapjen e drejtësisë!

Pasi mori drejtimin e komisionit antikorrupsion, Fatmir Xhafaj ka vendosur të rikthehet në media. Pasi u shkarkua si ministër dhe lënies jashtë vijës së kuqe në zgjedhje, Xhafaj u la tërësisht në hije si në PS ashtu dhe në media. Dilte e fliste në Parlament kundër drejtësisë, ndërsa tani ka marrë përsipër rishikimin e reformës.
Për herë të parë pas marrjes së detyrës, Xhafaj ka dalë sot në media për të justifikuar punën e komisionit.
“Edhe kur filloi reforma në drejtësi çfarë nuk na dëgjuan veset. Erdhi dita që të gjithë u detyruan ta gëlltisin atë që kishin nxjdrrë. Edhe kështu do të ndodhë edhe për këtë gjë. Të jeni të bindur”, tha Xhafaj.
Akuzat se ky komision do t’i heqë pavarësinë drejtësisë, Xhafaj i quan vetëm hipoteza, pa fakte. “Si mund të heqë një komision parlamentar pavarësinë e drejtësisë? Dakord! Po si? Bazamenti mbi të cilin ngrihet sot drejtësia e re është i garantuar me norma kushtetuese. Ne fatkeqësisht kemi bërë ndërhyrje të tilla në Kushtetutë, që për një konstitucionalist normal nuk janë të arsyeshme. Ne ishim të përgjegjshëm, por kishim edhe vizionin që e morëm përsipër këtë gjë. E bëmë këtë gjë sepse i dhamë garanci. Sot duhet mbi 94 vota që të ketë ndryshime kushtetuese. Pavarësia e institucioneve të drejtësisë është e sanksionuar në Kushtetutë. Si mund ta ndryshojë një forcë parlamentare që ka 74 mandate?”, tha ai
Kryetari i komisionit të posaçëm tha se ideja për këtë nismë lindi pas një takimi me kryeministrin Rama në tetor 2023, ku u fol për qeverisjen, korrupsionin, sundimin e ligjit. “Ai ishte gjithashtu shumë i shqetësuar për zbatimin e masave të shumta dhe mekanizmave që duheshin ndërtuar për të adresuar rekomandimet e dala nga progres raporti i BE, zbatimi i të cilave ishte domosdoshmëri për të përshpejtuar procesin e integrimit. Partnerët e vlerësuan si zgjidhje shumë të mirë dhe vendosën ta mbështesin”, tha Xhafaj në A2 CNN.
 
Burimi