Familja Berisha nuk gjen qetësi pas akuzave të SPAK, avokati Gjokutaj: Prokuroria të hetojë Ramën, të mos merret me falsifikime

Familja Berisha nuk gjen qetësi pas akuzave të SPAK, avokati Gjokutaj: Prokuroria të hetojë Ramën, të mos merret me falsifikime

Avokati Genc Gjokutaj ka folur rreth akuzave që ka ngritur SPAK kundrejt Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Gjokutaj u shpreh se, e gjithë dosja është e falsifikuar dhe asnjë dokument nuk është original, pasi nëse në dosje vendosen dokumentet origjinalë, personi i parë që duhet të thirret në prokurori është Edi Rama.
“Ky është një proces fals. Montazhi vjen mbas prodhimit të pjesëve dhe këto pjesë janë akte që zoti Berisha i përmendi. Nëse ju e keni parasysh, ne kemi hasur rezistencë për të mos i administruar ato, për zëvendësimin e masës, që ishte harta me të gjitha aktet dhe vendimet përkatëse ndër to edhe rruga tek Grupi Partizani, ku me firmën e Edi Ramës u bë ndryshimi. Si ka mundësi që këta janë rigoroz në falsifikim, kanë bërë shumë kujdes? Nëse këta fusin në dosje aktet origjinale të shndërrimit të pronës, hartën dhe gjithë anën dokumentare, në mënyrë kronologjike, ato akte e bëjnë të domosdoshme thirrjen e Ramës në prokurori për tu pyetur së pari si person që ka dijeni dhe së dyti person nën hetim. Pasi ai ka shkelur ligjin me qëllim që Klubi Partizani të jetë një ndër të preferuarit e tij për ta ndërtuar”, tha avokati në “Syri tv”.
Burimi