Evertoni kërkon me çdo kusht Brojën, klubi anglez nxjerr në shitje sulmuesin për të sjellë në Liverpul sulmuesin kuqezi
Evertoni kërkon me çdo kusht Brojën, klubi anglez nxjerr në shitje sulmuesin për të sjellë në Liverpul sulmuesin kuqezi
E ardhmja e Armando Brojës është ende e paqartë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk dihet ende nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e Çelsit, apo do të nisë një aventurë të re.
Ofertat për 22 vjeçarin nuk mungojnë qoftë nga Premier Liga apo jashtë Anglisë. Megjithatë, është Evertoni që ka interes serioz për sulmuesin shqiptar.
Klubi nga Liverpuli po pret që të shesë sulmuesin aktual, Dominik Kalvert Leuin. Nga shitja e këtij të fundit, Evertoni pret që të fitojë rreth 30 milionë euro. Me këtë shumë, ata kërkojnë të bindin Çelsin për të lënë të lirë Armando Brojën.
Në krahun tjetër, ky i fundit nuk e hedh poshtë mundësinë e transferimit tek Evertoni. Shqiptari kërkon një ekip ku mund të ketë minuta dhe skuadra angleze është e duhura për të plotësuar kërkesat e Brojës.armand broja sulmuesi shqiptar everton
Burimi