“EURO U-21”/ Shqipëria do të presë ndeshjen hapëse, finalen “ia rrëmben” Beogradi

“EURO U-21”/ Shqipëria do të presë ndeshjen hapëse, finalen “ia rrëmben” Beogradi

Europiani U-21 është një ndër evenimentet më të spikatura të kombëtareve në Europë dhe Shqipëria do të ketë shansin të organizojë një event të tillë të një përmase kaq të madhe për herë të parë në histori.
UEFA kishte planifikuar të zyrtarizonte vendimin se ku do të luhet sfida hapëse dhe ku ajo mbyllëse, duke qenë se viti 2025 është në vigjilje. Mirëpo, për arsye sekrete që nuk mund të thuhen në prani të medias, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur të shtyjë dhënien e vendimeve për në shkurt.
Kujtojmë që Serbia është partnere në këtë organizim. Burime per “Newsport” thonë se nderin për t’a hapur turneun e madh do t’a ketë stadiumi Kombëtar i Shqipërisë në Tiranë, ndërsa mbylljen do t’a mirëpresë kryeqyteti serb.euro u-21 uefa shqipëria dhe serbia
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente