Është shpërfytyruar pas goditjes me takë, PSG bën njoftimin për gjendjen e portierit Donaruma
👁1135
Portieri i PSG-së, Xhanluixhi Donaruma, pësoi një dëmtim horror në duelin ndaj Monakos.
Italiani u godit me shkelm në fytyrë nga futbollisti kundërshtar Vilfired Singo në minutën e 22-të dhe më pas ka fushën i gjakosur. Ai ka kryer 10 qepje në fytyrë.
PSG njoftoi se portieri është rikthyer në Paris së bashku me pjesën tjetër të grupit. Gjatë ditës Donaruma do t’i nënshtrohet analizave të mëtejshme për të vlerësuar shkallën e goditjes së marrë dhe mbi të gjitha nëse ka dëmtime në fytyrë.
“Ai do të duhet të qëndrojë joaktiv për disa ditë”, shton klubi francez në shënimin zyrtar. Portieri do të mungojë kundër Lens të dielën e ardhshme.
Burimi