Është ndarë nga bashkëshorti? Reagon për herë të parë Françeska Murati

Është ndarë nga bashkëshorti? Reagon për herë të parë Françeska Murati

Ish-banorja e ‘BBV3’, Françeska Murati ka qenë një prej personazheve më të komentuar të këtij edicioni.
Pas përfundimit të këtij rrugëtimi, ajo ka ndarë me ndjekësit copëza fragmentesh nga puna, pushimet me miqtë, ndërsa është kujdesur që të jetë më e rezervuar përsa i përket familjes.
Prandaj është aluduar se modelja mund të jetë ndarë nga partneri.
Por Françeska ka një përgjigje për këto lajme.
“Për ju që më shkruani kaq të shqetësuar në inbox mos keni merak se jemi 24/7 bashkë. Gjërat më të rëndësishme të jetës time i mbaj private. Burrin dhe bebin i kam për vete jo për botën. Kur nuk i publikova në Big që më digjte malli për ta, nuk kam ndërmend me i publiku tani”, ka shkruar Françeska krah një video ku shfaqet ajo dhe duket se pranë saj është pikërisht partneri.
Burimi