“Është dhunuar në Big Brother”, motra e Rovena Stefës i kërkon llogari produksionit (Video)

“Është dhunuar në Big Brother”, motra e Rovena Stefës i kërkon llogari produksionit (Video)

Këngëtarja shqiptare Rovena Stefa e cila ndodhet brenda Big Brother VIP Kosova, mori një surprizë gjatë spektaklit kur pati mundësinë të takohej me motrën e saj, Elisën.
Takimi ishte shumë emocionues dhe asnjëra nuk i mbajti lotët. Mirëpo, motra e Rovenës ngriti një çështje që e kishte shqetësuar prej kohësh duke befasuar dhe moderatorët në studio.
Ajo pyeti moderatorët se përse produksioni nuk ishte marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj Gresës për një incident që kishte ndodhur më herët në shtëpi. Elisa tha se Gresa kishte ushtruar dhunë ndaj Rovenës për tetë minuta rresht, duke i shkulur batanijen nga trupi i saj.
Gjithashtu, ajo përmendi një tjetër incident, ku Rovena kishte përjetuar dhunë në dush. Ajo deklaroi se ai moment kishte qenë tejet shqetësues për të dhe për shumë njerëz që i kishin shkruar në rrjete sociale, duke kërkuar drejtësi për situatën.
Ajo kërkoi një përgjigje nga produksioni, por Jonida Vokshi iu përgjigj se nuk mund ta merrte atë në moment, por u informua se përgjigjja do t’i jepej jashtë spektaklit.

Po ashtu, Elisa shprehu dëshirën për të komunikuar me Vullnetin, pas një deklarate të tij ndaj Rovenës, ku ai kishte përmendur se ajo nuk tregonte kujdes ndaj prindërve të tyre.
Por Jonida ia ktheu se përgjigjen e pyetjes do ta merrte jashtë dhe se nuk kishte mundësi të takohej me Vullnetin.
rovena stefa dhune motra
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente