“Eno Popi më ka 100 mijë euro borxh”/ I ftuari vë në siklet moderatorin
Poeti Albi Lushi, nga studioja e “Top Arena”, “akuzoi” moderatorin Eno Popi se i ka borxh 100 mijë euro.
Lushi tregoi se ka qenë një nga konkurrentët pjesëmarrës në emisionin “100 milionë” në Top Channel, që drejtohej nga Popi, por në fund të lojës, nuk ia doli t’i përgjigjej saktë pyetjes, duke humbur paratë. Ndaj, me humor, i tha sot moderatorit se i ka para borxh.
Lushi: Eno Popi më ka 100 mijë euro borxh! E mban mend atë emisionin që ka pasur “100 milionë”. M’i dha dhe m’i mori prapë
Lushi: Një pyetje për Italinë mesa mbaj mend… Danimarka më duket
Manushi: Është e vërtetë që ke qenë? Të ranë të gjitha lekët poshtë ty?
Lushi: Ranë të gjitha! Më beso, as në kazino, nuk të ikin lekët aq shpejt, sa ikën aty
Dhedhes: Eno, mos ndoshta ky ishte momenti më i sikletshëm?
Popi: Jo, mua nuk më bënte dhe vazhdon të mos më bëjë përshtypje kjo pjesa e lekëve, sepse unë njerëzve i marr atë që është emocioni, inati ose dashuria. Kjo ka qenë më e rëndësishme. Edhe pse e di që njerëzit e kanë dorë me një, sytë i bëjnë dollarë.
Burimi