Eliminuan Zvicrën, Trent Arnold zbulon pa dashje sekretin e anglezëve te penalltitë

Eliminuan Zvicrën, Trent Arnold zbulon pa dashje sekretin e anglezëve te penalltitë

Penalltia e gjuajtur nga anglezi Trent Alexander-Arnold në takimin kundër Zvicrës, është gjuajtja e dytë më e fortë e goditur në Euro 2024. Me golin e shënuar në penalltinë e pestë, ylli i Liverpulit i dha kualifikimin “Tre luanëve”.
Referuar të dhënave, goditja e Alexander-Arnold arriti një shpejtësi maksimale prej 125.6 km/h përpara se të përfundonte në rrjetë. Kjo është penalltia më e fortë e gjuajtur deri më tani, ndërsa sa i përket goditjes më të fortë të eventit, atë e ka realizuar kapiteni i Sllovenisë Erik Janza që ndëshkoi Danimarkën, me topin që arriti shpejtësinë 128.76 km/h.
Sipas Daily Mail, ylli i Liverpulit ka zbuluar një sekret në kombëtare. Alexander-Arnold e tregoi pa dashje, ku u shfaq në një video ku tregon se dikush nga shokët e ekipit nuk pranoi të përfshihej në grupin e parë të futbollistëve te penalltitë.
Sipas mediave të dyshuarit janë Eze, Luke Shaw dhe Phil Foden, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë shtesë.
Testi i radhës për “Tre luanët” do të jetë përballja kundër Holandës në gjysmëfinalen e Euro 2024, që do të luhet në Dortmund më më 10 korrik.trent alexander-arnold eliminuan zvicrën
Burimi