Elhaida Dani shtatzënë? Pas aludimeve në rrjet, këngëtarja thyen heshtjen
👁647
Tani që është rikthyer edhe në jetën artistike në vendin e lindjes, Elhaida nuk u shpëton dot thashethemeve. Së fundi, ajo është përballur edhe me aludimet e shtatzënisë. E pyetur, në një prej koncerteve ku ajo ishte pjesëmarrëse, Elhaida i mohoi lajmet e shtatzënisë.
“Nuk jam, nuk jam, nuk jam. Por nëse do vijë momenti, do vijë momenti, do t’jua them me shumë dashuri”, tha këngëtarja shkodrane, por më tej nuk pranoi të përgjigjej për pyetjen e radhës: “E keni në plan, e keni diskutuar?”
“Tani nuk do themi aq shumë gjëra, të lutem”, tha ajo për “Top Channel”, pa komentuar më shumë.
Burimi