Elbasani e mbyll vitin me fitore, Gvozdenoviç mposht ish-ekipin e tij dhe “ngrin” Skënderbeun në Korçë
👁961
Ivan Gvozdenoviç mposht ish-ekipin e tij. Elbasani triumfon me rezultatin e pastër 0-2 përballë Skënderbeut dhe zhyt korçarët në fundin e tabelës.
Miqtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 64. Qose provoi nga distanca, Alia grushtoi po la topin para tij dhe Lleshi përfitoi duke e dërguar në rrjetë.
Në minutën e 90+1, “Tigrat Verdheblu” vulosën 3 pikët. Pas një goditje këndi, Tajo dhe Alia nuk larguan topin dhe Ze Gomesh me kokë shtyu topin në rrjetë.
Me këtë fitore, Elbasani renditet në vendin e 5 me 25 pikë, ndërsa Skënderbeu mban vendin e fundit në klasifikim me 15 pikë.skënderbeu elbasani abissnet superiore
Burimi