“Ekstradimi i Durim Bamit dhe divorci Meta-Kryemadhi nuk janë rastësi”, Llabani: Nëse ai flet, nuk dihet fati i kreut të PL
Gazetarja Anduena Llabani tha se ekstradimi i Durim Bamit nga Dubai dhe divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk janë rastësi. Llabani u shpreh se nëse Bami ekstradohet dhe flet, nuk dihet fati që e pret Metën.
“Ministria e Drejtësisë është përgjegjëse për dosjet, të arrestuarit kanë afat 30 ditë për të marrë dosjen nga Shqipëria. Durim Bami, më duket një trofe shumë i madh politik. SPAK ka në dorë ekstradimin e Durim Bamit. Ministria e Drejtësisë i vë vulën. Pse Durim Bami është bërë kaq i kërkueshëm? Këtu, unë shikoj që emri i Durim Bamit dhe divorci i Ilir Metës nuk është i rastësishëm. Po foli ky njeri, ka përgjegjësi shumë të mëdha për ish kryeministrin dhe ish presidentin Ilir Meta. Këtu dua të dal. Një nga personat e tjerë të arrestuar, që është një mik shumë i ngushtë i Durim Bamit, që është bashkëpunëtor, por është arrestuar në Milano pak ditë më parë, i shpallur në kërkim me “Metamorfoza 3”, Aleksandër Deda.
Është shumë i lidhur me Durim Bamin. Dyshohet që mund të jetë autor i vrasjes së vëllait të deputetit Ndoka në Lezhë. Ky dyshohet se mund të jetë autori i vrasjes dhe ka lidhje direkte me Durim Bamin. Nëse del e vërteta dhe nëse ky individ ekstradohet në Shqipëri dhe flet, nuk mendoj se çfarë fati do të ketë pastaj mbi Ilir Metën. Asgjë nuk është e rastësishme”, tha ajo për “Abc News”.
Burimi