Egnatia nis rrugëtimin në Ligën e Kampioneve, në fushë zbret edhe një ekip tjetër shqiptar

Egnatia nis rrugëtimin në Ligën e Kampioneve, në fushë zbret edhe një ekip tjetër shqiptar

Skuadra e Egnatias është e para nga pjesëmarrëset e Kategorisë Superiore që do zbresin në fushë në kompeticionet europiane.
Rrogozhinasit luajnë sonte në orën 21:00 përballë Borac Banja Luka në Ligën e Kampioneve, por duke qenë të ndërgjegjshëm që edhe nëse nuk ia dalin të përparojnë në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë, mund të vazhdojnë rrugëtimin në kompeticionet e tjera.
Ekspertët e statistikave të “Football Meets Data”, kanë bërë përllogaritjet për shanset e çdo skuadre pjesëmarrëse në turet eliminatore të Ligës së Kampioneve, për të shkuar deri në fazën në grupe të turneve të UEFA-s.
Në bazë të simulimeve të tyre kompjuterike, Egnatia ka 0,1% mundësi të arrijë grupet e Ligës së Kampioneve, 4% mundësi të shkojë në fazën në grupe të Ligës së Europës dhe 47% mundësi që të shkojë në fazën në grupe të Ligës së Konferencës.
Në total, rrogozhinasit në bazë të simulimeve përfundojnë në 52% të rasteve në fazën në grupe të turneve të organizuara nga UEFA.

Por, nuk është vetëm Egnatia ekipi shqiptar që nis sot aventurën në Champions. Edhe Struga e Qatip Osmanit, ekipi kampion në Maqedoninë e Veriut do të zbresë në fushë për të kërkuar surprizën kundër Slovan Bratislava në orën 19:00.
 egnatia champions league skuadra rrogozhinase
Burimi