![E trishtë/ Publikohet video ku Celine Dion tregon vuajtjet nga sëmundja](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/e-trishte-publikohet-video-ku-celine-dion-tregon-vuajtjet-nga-semundja_667ca2e982569.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
E trishtë/ Publikohet video ku Celine Dion tregon vuajtjet nga sëmundja
Artistja e njohur Celine Dion, i ka dhënë mundësinë ekipit të “Amazon Prime TV” për të dokumentuar përvojën e saj të dhimbshme të betejës së saj me “Sindromën e Njeriut të Ngurtë”.
Në një fragment të dokumentarit, këngëtarja shihet të vuajë teksashfaqet duke qarë nga dhimbjet dhe e paaftë për të kontrolluar trupin e saj, teksa përjeton një krizë torturuese dhjetë minutëshe.
Siç tregon video, asaj i jepet një spraj për hundë, i cili zakonisht përdoret për të trajtuar efektet e krizave të shumta te njerëzit me këtë çrregullim neurologjik.
Pamjet tronditëse janë bërë publike në mbarë botën teksa shumë persona janë prekur nga gjendja e saj dhe i kanë dhënë shumë dashuri nëpërmjet disa mesazheve mbështetëse nëpër rrjete sociale.
celine dion vuajtje video
Burimi