E trishtë! Balerini i njohur shqiptar Eno Birko tenton t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë
Balerini i njohur shqiptar, Eno Birko ka ndërmarrë një akt të rëndë, duke tentuar t’i japë fund jetës. Policia njofton se balerini i njohur është hedhur nga kati i katërt i pallatit.
Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se balerini ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha, por gjendja e tij shëndetësore paraqitet mjaft e rëndë.
“Më datë 03.12.2024, rreth orës 01:00, në rrugën “Margarita Tutulani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. B., 50 vjeç. Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve,” njofton policia. Balerini ka folur disa herë publikisht lidhur me varësinë e tij ndaj alkoolit dhe luftën me depresionin, arsye të cilat e bën që për një periudhë të gjatë të shkëputej edhe nga skena e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Megjithatë, ai rrëfeu në një intervistë në vitin 2016 se falë mbështetjes së familjes dhe miqve mundi t’i jepte fund “kësaj ëndrre të keqe”.eno birko vetevrasja
Burimi