E rëndë para dyerve të SPAK, qytetari tenton t’i japë fund jetës duke pirë helm
👁2190
Qytetari që tentoi t’i japë fund jetës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një qytetar ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë helm jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Ai është identifikuar si P.T nga Lezha, ndërsa pasi ka konsumuar helmin është transportuar me urgjencë në gjendje të rëndë drejt spitalit.
Ai ka kërkuar takim me Dumanin, ndërsa dyshohet se vuante nga depresioni.
Autoritetet përkatëse po kryejnë verifikimet e nevojshme për të zbuluar arsyet pse qytetari ndërmori atë akt.
Burimi