E njihni? Aktori i famshëm shndërrohet për rolin e radhës
Cillian Murphy ka mahnitur fansat me transformimin e tij të fundit dhe dukej krejtësisht i panjohur me një mjekër gri në xhirimet e filmit të tij të ardhshëm “Steve”.
Sipas Mirror, ylli i “Peaky Blinder” është fotografuar i veshur me rroba të vjetra, një xhaketë shiu të ngritur mbi kokë dhe një kapuç të kuq. Murphy u përpoq t’u fshihej kamerave, por pamja e tij transformuese tashmë po bën xhiron e rrjetit, shkruajnë mediat e huaja.
Ai tani do të shfaqet në Shy të Max Porter-it, një roman që Netflix po e përshtat dhe i cili zhvillohet në mesin e viteve 1990, filmi përqendrohet në një ditë vendimtare në jetën e personazhit të yllit të Oppenheimer, Steve, mësuesit kryesor në një institucion reformash.
Steve lufton me shëndetin e tij mendor ndërsa përpiqet të mbrojë nderin e kolegjit dhe vdekjen e tij të pashmangshme. Prodhimi i filmit pritet të përfundojë këtë javë në Britani të Madhe.
cillian murphy transformim
Burimi