
E ndëshkon me kartonin e verdhë dhe humbet ndeshjen e radhës, gjyqtari nuk e kupton festën e futbollistit shqiptar (Video)
👁1088
Mesfushori shqiptar, Lindon Selahi shënoi një gol në derbin e javës së 17 në elitën e futbollit kroat ndaj Hajdukut të Splitit.
Pas golit, lojtari i Rijekas festoi në mënyrë interesante. Një festim i ri që po bëhet viral në gjithë botën, por gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi me karton të verdhë.
Ai nuk e kuptoi se Selahi bëri festimin që po bën bujë në rrjetet sociale si “chill guy”. Me këtë ndëshkim, mesfushori shqiptar do të mungojë në ndeshjen e ardhshme për Rijekën.
lindon selahi mesfushori shqiptar rijeka
Burimi