E liroi nga izolimi; por çfarë deklaronte Sali Berisha një muaj më parë për gjyqtaren Flojera Davidhi?
Sali Berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha u lirua nga izolimi pas 331 ditësh, pasi GJKKO kishte dhënë masën arrest shtëpie për kreun e PD më 30 dhjetor të vitit të shkuar, pasi nuk ju bind vendimit të Gjykatës për tu paraqitur të hënën e tretë të çdo muaji pranë Prokurorisë së Posaçme.
Pas daljes nga izolimi ish-kryeministri Berisha falenderoi gjyqtaren e GJKKO Flojera Davidhi për vendimin, e cila sipas tij nderoi ligjin dhe Kushtetutën.
“Falënderoj gjykatësen, e cila nderoi ligjin, nderoi moralin e ligjit dhe të Kushtetutës”, ishin fjalët e Berishës nga selia Blu, pasi u lirua nga izolimi shtëpiak.
Por çfarë deklaronte ish-kryeministri Sali Berisha një muaj më parë?.
I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj gjatë intervistës së çfarë mendimi kishte për gjyqtaren Davidhi, Berisha ishte i bindur se vendimi do të ishte në disfavor të tij.
Ai pretendonte se drejtësia dhe çdo gjyqtar janë të kapur nga mazhoranca, dhe se nuk kishte asnjë iluzion se gjyqtarja do të jepte vendim për ta liruar nga izolimi ku ndodhej.
Pjesë nga intervista e Berishës në Quo Vadis dhënë në 17 tetor 2024 në Vizion Plus:
Borakaj: Ç’mendim keni ju për gjyqtaren Flojera Davidhi? Mendoni se do të marrë një vendim të drejtë?
‘Unë mendoj se drejtësia është e kontrolluar plotësisht nga Edi Rama. Nuk kam asnjë lloj iluzioni. Unë mund t’ju them ju se në këtë dosje ka nga ana e administratës shtetërore asnjë shkelje ligjore. Nga dhjetëra zyrtyarë që kanë firmosur dokumentat, nga 93 deri në 2009 nuk ka asnjë në ndjekje penale sepse kanë zbatuar ligjin. S’e njoh fare. Unë kam qenë i shkëputur, nuk njoh’, tha Berisha.sali berisha
Burimi