E bujshme nga Spanja/ Revista “AS” e bën fakt të kryer: Silvinjo largohet nga kombëtarja shqiptare

E bujshme nga Spanja/ Revista “AS” e bën fakt të kryer: Silvinjo largohet nga kombëtarja shqiptare

“EURO 2024”, ashtu siç pritej, nuk ka nxjerrë në vitrinë vetëm futbollistët e Kombëtares shqiptare, por edhe trajnerin Silvinjo. Ky i fundit kërkonte një mundësi për t’u bërë përsëri faktor në skenën ndërkombëtare pas zhgënjimeve me Korinthiansin dhe Olimpikun e Lionit, teksa ia dha këtë shans paraqitja që bënë kuqezinjtë në Gjermani.
Shumëkush pret rinovimin e Silvinjos, me presidentin Duka, i cili prej kohësh ka nja akord verbal me të. Por sipas prestigjiozes spanjolle “AS”, nuk ka një firmë mes palëve.
“Në parim, braziliani do të vazhdonte deri në Botërorin e vitit 2026, por realiteti është që në fund të muajit qershor, nuk ka firmosur ende asnjë kontratë të re dhe pasi është parë puna e tij e dukshme me “shqiponjat”, Silvinjo ka ngjallur interes te disa klube europiane”, shkruan “AS”, duke bërë të qartë se e ardhmja e trajnerit në stolin kuqezi mund të jetë në diskutim.
Vetë Silvinjo u mundua të qetësonte disi tifozët, pasi zbarkoi këtë të martë në Tiranë.
”Jam pjesë e projektit. Jam shumë i lumtur për këtë një vit e gjysmë që kam punuar këtu”. Por duket e qartë që në javët e ardhshme, do të vazhdojnë t’i vijnë oferta një trajneri, i cili ashtu si ekipi i tij, ka dalë plotësisht në pah gjatë këtij Europiani”, shkruhej në artikullin e të përditshmes spanjolle.silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare
Burimi