E ardhmja e Armando Brojës në pikëpyetje, Sulmuesi grumbullohet në stërvitje me Chelsean

E ardhmja e Armando Brojës në pikëpyetje, Sulmuesi grumbullohet në stërvitje me Chelsean

Pavarësisht se para nisjes së “Euro 2024”, pritej shumë prej sulmuesit shqiptar dhe flitej shumë për të ardhmen e tij.  
Por që pas eliminimit nga Europiani, e ardhmja e Armando Brojës është ende në dyshim, me sulmuesin shqiptar që nuk dihet ende nëse do të jetë pjesë e Chelseat ose do të largohet nga “Stamford Bridge” këtë verë.
Gjithsesi duket se sulmuesi i Kombëtares i ka mbyllur pushimet e tij pas Europianit, të cilat i kaloi në Vlorë dhe është rikthyer te stërvitja me Chelsean.

Ishte vetë klubi blu që ka postuar një foto të Brojës nga stërvitja, teksa në javët në vijim pritet të merret dhe vendimi për 22-vjeçarin kuqezi.broja
Burimi