“Dua të ndahem se kemi qëndrime të ndryshme politike”, zbardhet padia e plotë e Metës në gjykatë për divorcin me Kryemadhin
Në datën 20 qershor, Ilir Meta regjistroi padinë lidhur me divorcin nga Monika Kryemadhi. Meta dhe Kryemadhi i janë drejtuar organeve kopetente për tu divorcuar. Pas shortit elektronik, çështja do të gjykohet nga gjyqatrja Fahrije Budo (Stringa).
Ndërkohë është publikuar nga “Euro News” padia e plotë e dorëzuar në gjykatë nga Ilir Meta i cili kërkon divorcin ndaj Monika Kryemadhit. Padia e dorëzuar e lidh krisjen e marrëdhënies bashkëshortore me mos dakordësitë dhe kontradiktat që kanë lindur për shkak të qëndrimeve të kundërta politike.
Më tej bëhet me dije se për shkak të qëndrimeve të kundërta ka pasur grindje të herëpashershme mes çiftit. Në padi Meta pranon se prej muajsh nuk jeton me Kryemadhin duke mos dhënë të njëjtën adresë banimi me bashkëshorten.
Kërkesë Padi: Paditës: llir Metaj, i biri i … dhe i ……, i datëlindjes …, lindurnë Skrapar dhe banues në Tiranë, i martuar me 3 femijë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, adresa: Partia e Lirisë, rruga “Sami Frasheri”, godina 20/10, Tirane.Epaditur: Monika Kryemadhi, e bija e … dhe e …., e datëlindjes…, lindur dhe banuese në Tiranë, e martuar me 3 fëmije, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, adresa: Rezidenca ,Kodra e Diellit”, vila nr. 50, TiraneObjekti i padisë: Zgjidhja e martesës me të paditurënBaza ligjore: Neni 132 e vijues të Kodit të FamiljesDrejtuar: Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm (Seksioni familjar)
E nderuar Gjykatë!Me te paditurën sipas edhe certifikatës së martesës bashkëlidhur kësaj kërkese padie kemi lidhur martesë ligjore në Bashkinë Tirane me Aktin nr 1982 date, 29.10.1998.Nga kjo martese kanë lindur 3 fëmijë:– B.M e datëlindjes …– B.M i datëlindjes …– E.M e datëlindjes …
Gjatë martesës marrëdhëniet tona kane qene normale me problematika si çdo martesë.Sqaroj se me te paditurën kemi qenë dhe jemi aktivë ne jetën politike te vendit shkak për te cilin kemi ushtruar dhe ushtrojmë funksione të rëndesishme ne organet shtetërore, organet përfaqësuese të popullit dhe subjekte politike.
Vitet e fundit kam konstatuar fillimisht mosdakordësi dhe kontradikta që kanë ardhur duke u shtuar fillimisht për shkak te qëndrimeve dhe pikëpamjeve të ndryshme në lidhje me zhvillimet në aspektin politiko përfaqësues dhe vendimmarrës por që me kalimin e kohës ato u bënë prezente edhe në raportin tonë bashkëshortor deri sa kohët e fundit këto mospërputhje qëndrimesh e mendimesh edhe ndaj njëri tjetrit kanë sjellë si pasojë grindje te herëpashershme duke tronditur thellë marrëdhenien tone bashkëshortore.
Aktualisht prej disa muajsh marrëdhënia bashkëshortore është ndërprerë edhe ne kuptimin e bashkëjetesës duke sjellë si pasojë humbjen e qëllimit te kësaj martese në të gjitha drejtimet.
Në këto kushte i kërkoj Gjykatës caktimin e një dite gjykimi dhe marrjen e vendimit për zgjidhjen e martesës me të paditurën.Bashkëlidhur kërkesë paditëse:– Certifikatë martese { nga Akti ), date 18.06.2024, Bashkia Tiranë {arkiva)– Certifikate familjare, date 19.06.2024, Bashkia Tirane, NjësiaAdministrative nr 7, Zyra e Gjendjes Civile 379.Tiranë më 20.06.2024meta-kryemadhi
Burimi