Dosja/ Një i dehur me raki, u bë shkak për prangosjen e oficer Palushit për 500 mijë lekë

Dosja/ Një i dehur me raki, u bë shkak për prangosjen e oficer Palushit për 500 mijë lekë

Një situatë krejt banale, ku një qytetar i quajtur Kleanth Diamandi teksa kalonte në këmbë pranë restorant “Freskut”, është përpjekur të ndihmojë një person të dehur, është bërë shkak për arrestimin e punonjësit të policinë në komisariatin nr.4 në Tiranë, Kastriot Palushi.
Arrestimi i Palushit, ndodhi nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore, për akuzën e korrupsionit, ndërsa mesditën e sotme prokurorja e çështjes Anisa Qilimi, i kërkoi gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me afat 15 ditor, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata e Tiranës.
Shkak i kësaj kërkese është bërë verifikimi i disa provave, pyetja dhe ballafaqimi i subjekteve të përfshirë në këtë ngjarje, Genci Lika, Eduart Isufi dhe Kleanth Dhiamandi.
Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, Kleanth Dhiamandi në datën 19 qershor 2024, po ecte në këmbë tek restorant “Fresku”, dhe paralelisht me atë ecte një person, i cili në dukje ishte nën ndikimin e pijeve alkoolike, pasi nuk arrinte të ruante ekulibrin në ecje.
Në një moment që ky person rrezikoi të rrezohej, Kleanth Dhiamandi është afruar menjëherë dhe e ka kapur që mos të dëmtohej fizikisht.
Por gjatë këtij momenti, ky person e ka kapur tek jaka e bluzës dhe nga pesha e ushtruar i ka grisur bluzën, i ka këputur varësen që kisha në qafë si dhe disa dermishtje në pjesën e kraharorit.
Pavarësisht kësaj, Kleanth Dhiamndi ka tentuar ta ngrej në këmbë, por ky person papritur, për shkak të alkoolit që kishte konsumuar, ka filluar të konfliktohet, duke e shtyrë, tentativë gjatë të cilës është rrëzuar në tokë.
Të dyja palët janë ndarë dhe larguar, por ditën e nesërme Kleanth Dhiarmandi është telefonuar nga disa miq të tij të afërt, të cilët i kanë kërkuar të takoheshin dhe ky takim është realizuar në orët e paradites së 20 qershor 2024.
Në takim me miqte e tij, Dhiamandi ka konstatuar që prezent ishte edhe personi, të cilin një ditë më parë ai kishte tentuar ta ndihmonte.
Ai i ka treguar se quhej Genci Lika dhe se kishte kërkuar ta takonte atë, pasi donte ti kërkonte falje lidhur me ngjarjen e një dite më parë, duke i shpjeguar se kishte qënë i dehur dhe nuk mbante mënd cfarë kishte ndodhur.
Kleanth Dhiamandi, ka prauar faljen duke i thënë se nuk kishte asnjë problem pasi nga përdorimi i alkoolit, mund të ndodhin keqkuptime të tilla.
Në bisedën e zhvilluar mes tyre, Genci Lika, kishte treguar se, pas ngjarjes ishte ndjerë i trembur për reagimet e tij ndaj dëmtimeve që ai i kishte shkaktuar dhe ishte paraqitur në komisariat për të depozituar kallëzim penal dhe për këtë fakt ishte i gatshëm të shkonte dhe të tërhiqej nga ankimi që kishte bërë.
Në vijim, pasi Kleanth Dhiamandi i ka treguar mungesën e përgjegjësisë ligjore, Genci Lika ka shprehur vullnetin e tij të lirë për tu paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr.4, Tiranë dhe për të hequr dorë nga kallëzimi i depozituar një ditë më parë.
Për këtë qëllim ai ka telefonuar në numrin celular, punonjësin e policisë ku kishte dhënë kallëzim, i cili quhej Kastriot Palushi.
Në bisedën telefonike të zhvilluar, Genci Lika, i ka kërkuar punonjësit të policisë Kastriot Palushi se donte të tërhiqej nga kallëzimi i një dite më parë, por punonjësi i policisë Kastriot Palushi, nuk e ka pranuar këtë kërkesë, duke e informuar se kishte bërë disa tentativa për njoftimin dhe pyetjen e agresorit (kallëzuesit) dhe se në ditët në vijim do të kryente procedurat për t’a shpallur në kërkim.
Po kështu, sipas thënieve të Genci Lika, gjatë bisedës telefonike të kryer, punonjësi i policisë Kastriot Palushi, e kishte paralajmëruar atë që mos të tërhiqej kundrejt vlerave të vogla monetare që Kleanth Dhiamandi mund ti ofronte, duke e informuar atë që ai ishte duke kryer investime në vlera të mëdha në fushën e turizmit.
Kleanth Dhiamandi, pasi është informuar që ai mund të shpallte në kërkim, me qëllim shmangien e ndonjë problematike për të udhëtuar jashtë vendit, ka kontaktuar me kryeplakun e zonës, i quajtur Eduart Isuti, të cilit i ka kërkuar ti mundësonte një orar takimi në zyrë me oficerin, Kastriot Palushi.
Të nesërmen, në 21 qershor 2024, në orët e drekës, Eduart Isufi, i ka konfirmuar se ishte takuar me punonjësin e policisë Kastriot Palushi, por ai nuk kishte pranuar që ai të paraqitej në komisariat për të dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen dhe e ka informuar se në ditët në vijim do ta shpallte atë, në kërkim.
Po kështu, sipas bisedës së zhvilluar mes Eduart Isufi dhe oficerit Kastriot Palushi, ky i fundit, i kishte thënë që nëse kërkonin mbylljen e kësaj ngjarje, Kleanth Dhiamandi duhet t’i paguante atij një kafe, duke i bërë me shenjë njërën dorë, veprim i cili ka lënë të nënkuptoj vlerën monetare prej 50 mijë lekëve të reja.
Eduart Isufi, i ka treguar Kleanth Dhiamndit se, pas kërkesës së tij për rryshfet ishte konfliktuar me punonjësin e policisë Kastriot Palushi, duke i thënë se nuk kishte shkuar tek ai për të bërë sekserin, por për ti zgjidhur situatat ligjërisht.
Në vijim, nga ana oficerëve të AMP-së është kryer kqyrja në sistemin TIMS, për raportin e personit Kleanth Dhiamanti, ku nga kqyrja e rubrikës “raporte të ngjarjes”, nuk rezulton që ai të ketë njoftim apo shpallje në kërkim policor lidhur me ngjarjen e datës 19 qershor 2024.
Gjithashtu nga kqyrja e komunikatave për ngjarjet e ndodhura në territorin juridiksional të Komisariatit të Policisë Nr.4, Tiranë, për datat 19, 20 dhe 21 qershor 2024, nuk rezulton e raportuar asnjë ngjarje që lidhet me Kleanth Dhiamandi apo Genci Lika, duke qënë se punonjësi i policisë në këtë rast Kastriot Palushi, me veprime e mosveprime nuk ka marrë masa për raportimin e ngjarjes apo veprimeve procedurale te kryera, veprim i cili krijon dyshime për fshehje të kësaj ngjarje me qëllim përfitimi duke konsumuar edhe elementë të veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”.
Në vijim të hetimeve të kryera është përpiluar autorizim nga prokuroria për regjistrimin e bisedave mbi bazë marrëveshje me oficerin e policisë gjyqësore dhe Kleanth Dhiamadi.
Në vijushmëri është kërkuar dhe vleftësim autorizimi në gjykate.
Mbi veprimet e kryera nga Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë në vijueshmeri të veprimeve proceduriale proaktive është bërë arrestimi në flagrancë i Katriot Palushi, sekuestrimi i shumës monetare prej 50.000 lekësh ndodhur në mjetin e përdorur nga Kastriot Palushi. /ORA NEWS
Burimi