Doganat do t’i hiqen Ministrisë së Financave; do jenë agjenci e “pavarur” në vartësi të Kryeministrit

Doganat do t’i hiqen Ministrisë së Financave; do jenë agjenci e “pavarur” në vartësi të Kryeministrit

Edi Rama /

Hije dyshimi për kontrabandë dhe trafik, krijon fakti, që aktivitetin e shërbimit doganor do ta mbikëqyr një agjenci private e huaj e përzgjedhur nga kryeministri, duke shmangur hetimet dhe kontrollet nga Ministria e Financave, Policia Doganore dhe Policia e Shtetit në pikat kufitare…

Një projekt tjetër i kryeministrit Edi Rama, po gatuhet për të tjetërsuar krejt pushtetet ekzekutive e shërbimet publike edhe “de juro” në pushtet personal të tij, nëpërmjet marrjes së kompetencave administrative të sektorëve të rëndësishëm.
Informacioni që disponojmë, bën me dije se nën maskën e reformimit të shërbimeve strategjike fiskale e anti- krimit, po hartohet një projekt tinëzar i përshpejtuar, për të shkëputur shërbimin e doganave nga Ministria e Financave.
Parashikohet, që prej fillimit të vitit 2025, administrata dhe shërbimi i doganave nuk do jenë më në vartësi e kontroll të Ministrit të Financave, por vetëm në vartësi direkt të kryeministrit, i cili ligjërisht do jetë dhe drejtor i Përgjithshëm i Doganave.
Deri tani, Edi Rama është “de facto” drejtor i doganave, sepse ia emëron, transferon dhe shkarkon drejtuesit në të gjithë nivelet e sektorët, ndërsa Ministri i Financave dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, firmosin verbalisht çdo emër që paracakton ai.
Sipas ligjit e Kodit Doganor të Shqipërisë, kryeministri emëron vetëm drejtorin e përgjithshëm, me propozim të Ministrit të Financave; dhe kjo ministri drejton e kontrollon aktivitetin administrativ e të shërbimeve doganore në terren e pikat kufitare.
Ndërsa tani, përzgjedhjen, propozimin dhe emërimin e bën vetëm kryeministri, duke e tjetërsuar shërbimin doganor në pushtet personal, si gjoja agjenci e pavarur, por e varur plotësisht prej tij.
Drejtori i Përgjithshëm do vazhdojë të emërohet nga kryeministri, por ligjërisht do jetë kukull, me kompetencë vetëm për kontrollin e orarit të punës së zyrtarëve e doganierëve, por pa fuqi shkarkimi nga detyra të vartësve, mbasi këtë do ta ketë kompetencë një strukturë e krijuar dhe varur nga kryeministri.
Ndërsa aktiviteti i shërbimit doganor, nga qendra në njësitë e terrenit, do mbikëqyret nga një agjenci e huaj e përzgjedhur nga kryeministri, duke shmangur Ministrinë e Financave, Policinë Doganore dhe Policinë e Shtetit në Pikat kufitare e në terren.
Ky ndryshim kompetence e vartësie, krijon dyshimin, se bëhet fjalë për kontrabandë e trafik.
Siç është vepruar me kokainën e fshehur te kontejnerët e “Bana King” dhe në ngarkesa me miell, oriz, sheqer, fruta, veshje e plehra kimike, por dhe siç u veprua me mbetjet toksike, që kompania “Kurum” ka trafikuar me dokumente false në bashkëpunim me shërbimet shtetërore./Pamfletidoganat ministria e financave kryeministri
Burimi