“Do të bëhem gati për një jetë të re”, Mbape nuk fshihet pas dështimit të Francës: Europiani im ishte një dështim

“Do të bëhem gati për një jetë të re”, Mbape nuk fshihet pas dështimit të Francës: Europiani im ishte një dështim

Kilian Mbape ishte hija e vetvetes në gjysmëfinalen Spanjë-Francë, e cila përfundoi me rezultatin 2-1 për “Furinë e Kuqe”. Një asist në minutat e para te goli i Kolo Muani dhe aq. Më pas “zhdukje” në fushën e blertë.
Lojtari më i mirë i “Gjelave” u fsheh në momentin që kombëtarja franceze kishte nevojë më shumë se kurrë për të dhe “magjitë” e tij. Që munguan gjatë gjithë turneut gjerman.
Në deklaratën pas ndeshjes, lojtari i ri i Realit të Madridit u shfaq i sinqertë. Dhe pranoi se ky Europian ishte një dështim i madh në rrafshin personal.
“Në futboll je i aftë dhe i mirë ose jo, dhe këtë radhë unë nuk isha i tillë… Doja të shpallesha kampion Europë, por Europiani im ishte i dështuar.
Tani do të nisem për pushime për të karikuar energjitë dhe për t’u bërë gati për fillimin e një jete të re”, theksoi 25-vjeçari, autor i vetëm një goli në “EURO 2024”.kilian mbape sulmuesi francez “euro 2024”
Burimi