Dikur hoteli që priste John Kennedy-n dhe Marilyn Monroe, sot një ndërtesë e rrënuar (Foto)

Dikur hoteli që priste John Kennedy-n dhe Marilyn Monroe, sot një ndërtesë e rrënuar (Foto)

Një nga monumentet më të famshme të Niagarës, Hoteli Grand Niagara, prej gjysmë shekulli është braktisur. Ky hotel, dikur luksoz, ishte mikpritës i yjeve si Marilyn Monroe, Frank Sinatra dhe Presidenti John F. Kennedy, por është lënë të shkatërrohet.
Pallati i ballove, ku organizoheshin mbrëmje madhështore, është shndërruar në një hapësirë të shkretuar, por llambadari kristal ende qëndron pezull. Dhomat janë boshatisur plotësisht, ndërsa muret dhe dyshemetë janë mbuluar nga pluhuri dhe rënia e bojës.
Fotografi Matthew Christopher, i njohur për dokumentimin e ndërtesave të braktisura, vizitoi hotelin dhe e përshkroi si një ndërtesë “të mrekullueshme”, megjithëse shumica e kateve të sipërme ishin shkatërruar plotësisht. Ndërtuar në vitin 1924 nga biznesmeni Frank A. Dudley, hoteli 12-katësh ishte një pikë referimi për arkitekturën luksoze të asaj kohe. Megjithatë, krizat ekonomike dhe rënia e interesit për zonën, bënë të vetën.
Së fundmi janë publikuar për herë të parë disa pamje të rralla të autokolonës së presidentit të ndjerë amerikan John F Kennedy, i plagosur pas atentatit ndaj tij, që ecën me shpejtësi gjatë autostradës në drejtim të spitalit në Dallas. Pamjet janë zbuluar nga ekspertët dhe do të dalin së shpejti në ankand.
RR Auction do të ekspozojë shiritin filmik 8 milimetërsh që zgjat 10 sekonda, mbi 60 vite pas atentatit në 22 nëntor 1963. Ishte Dale Carpenter Sr., një biznesmen nga Teksa që atë ditë u shfaq në në Lemmon Avenue në Dallas, me shpresën për të filmuar John F. Kennedy ndërsa autokolona e tij kalonte.
       john kennedy marilyn monroe hoteli
Burimi