Digjen 5 dyqane në orët e para të mëngjesit në Kamëz, flakët lënë pas dëme të mëdha materiale

Digjen 5 dyqane në orët e para të mëngjesit në Kamëz, flakët lënë pas dëme të mëdha materiale

Pesë dyqane janë djegur në orët e para të mëngjesit në Kamëz, teksa ende nuk dihen shkaqet nga nisën flakët.
Flakët përpinë dyqanet rreth orës 01:45 të 1 korrikut, ndërsa zjarrfikësja ka arritur që t’i shuajë rreth orës 03”00.
‘Nga flakët ka vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Më datë 01.07.2024, rreth orës 01:40, në rrugën “Skënderbej”, ka rënë zjarr në një ish-magazinë shtetërore, brenda së cilës ka dyqane me rroba, fastfood, dhe me materiale plastike.
Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.Grupi hetimor, së bashku me ekspertët zjarrfikës, po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’, njofton policia.
Disa javë më parë një zjarr po ashtu masiv përfshiu një biznes makinash me qera në Kamëz, ku u dogjën disa automjete.kamëz digjen 5 dyqane
Burimi