“Dhamë shpirtin në fushë, bashkë jemi më të fortë”, Qazim Laçi: Treguam karakterin dhe vlerat e popullit shqiptar
Shqipëria pas humbjes me Spanjën me shifrat 1-0 i dha fund rrugëtimit të saj në “EURO 2024”. Qazim Laçi ishte një nga protagonistët e kuqezinjve në këtë turne, i cili shënoi edhe golin e parë ndaj Kroacisë.
Mesfushori pas eliminimit ka reaguar në rrjetet sociale. Laçi shkruan se në Gjermani treguam karakter dhe vlerat tona si popull shqiptar. Ndër të tjera ai nënvizon se lojtarët dhanë shpirtin në fushë, duke mos u dorëzuar asnjëherë.
“Jam shumë krenar dhe i lumtur që isha pjesë e Kombëtares shqiptare???????? në këtë Euro 2024! Shqipëria jonë ka treguar karakter, si brenda ashtu edhe jashtë fushës! Kemi treguar mentalitetin e duhur, zemër, kemi dhënë shpirtin në fushe dhe kemi sakrifikuar duke mos u dorëzuar asnjëherë dhe jam i bindur se kemi treguar vlerat tona më të mira si popull shqiptar! Dua të falënderoj të gjithë çunat, stafin teknik dhe të gjithë drejtuesit e administratën e FSHF-së për punën e bërë.
Dhe në fund, faleminderit shumë tifozëve, të cilët ishin të mrekullueshëm dhe na kanë mbështetur në të gjitha ndeshjet dhe jam i sigurt që do vazhdojnë ta bëjnë këtë për ta parë Shqipërinë tonë sa më lart edhe në të ardhmen! STRONGER TOGETHER????????????????”, shkruan Laçi.
qazim laçi mesfushori shqiptar
Burimi