
Detaje të reja nga megaoperacioni i SPAK në Elbasan, kontrolle edhe në banesat e dy ish-prokurorëve
👁512
Banesat e dy ish-prokurorëve po kontrollohen në kuadër të megaoperacionit të SPAK në Elbasan.
Ata janë E.T. dhe M.B.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar një megaoperacion në Elbasan për të goditur aktivitetet kriminale.
Janë arrestuar 2 ish-gjyqtarë, Pajtime Fetahu dhe Zihani Shahu.
Aksioni vjen nga hetimet e SPAK pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e enkriptuar “Sky ECC” që përdorej nga banda kriminale.