Dështimi ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e “EURO 2024”, Franca merr vendimin përfundimtar për Didie Deshamp

Dështimi ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e “EURO 2024”, Franca merr vendimin përfundimtar për Didie Deshamp

Didier Deshamp do të jetë në krye të kombëtares së Francës, deri në Botërorin e vitit 2026, që do të zhvillohet në Amerikë, Meksikë dhe Kanada. Konfirmimi ka ardhur nga Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Diallo. “Nuk shoh asnjë arsye për ta vënë në dyshim atë” – tha Diallo.
Trajneri Deshamp po kritikohet më së shumti, sidomos pas eliminimit të parakohshëm nga Europiani. 55- vjeçari numëron 159 ndeshje në pankinë, me ekipin që ka marrë mesatarisht 2.11 pikë për ndeshje.
Me të në stol, “gjelat” fituan Botërorin në vitin 2018 dhe Ligën e Kombeve më 2021, ndërsa s’mund të lihet pa përmendur fakti se ekipi shkoi në finalen e “EURO 2016” dhe Botërorin 2022 në Katar. Ndeshjet e radhës së Francës janë të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Në të vërtetë, disfata e Francës është “një dështim më i thellë dhe më i dhimbshëm”, sepse “skuadra më e mirë e dy Botërorëve të fundit u driblua si kadete” nga Spanja.
Në këtë Europian, Franca shënoi shumë pak gola, duke prodhuar një lojë që shpesh kritikohej ashpër në shtëpi dhe më gjerë. Megjithatë, kualifikimi për në gjysmëfinale kishte qetësuar ujërat, që ishin të destinuara të ndryshonin në ditët në vijim, pavarësisht trajnerit në detyrë që nga viti 2012, i cili mori publikisht përgjegjësinë për humbjen ndaj Spanjës me rezultatin 2-1, duke theksuar:
“Lojtarët e mi nuk ishin të gjithë në 100%. Në Europian duhet të ishim në maksimumin tonë, por përkundrazi rezultuam nën pritshmëritë e të gjithëve. Nuk kërkoj justifikime, por arritëm në gjysmëfinale. Tashmë, secili do të bëjë analizën e tij”.
Presidenti e kishte konfirmuar Deshamp një muaj më parë, “sepse ai ka një kontratë që skadon më 2026 dhe rezultatet janë në favor të tij”.didie deshamp trajneri i francës
Burimi