“Deputetë të PD kanë marrë tendera nga PS”, Sula: Unë s’kam trokitur asnjëherë në derën e Berishës

“Deputetë të PD kanë marrë tendera nga PS”, Sula: Unë s’kam trokitur asnjëherë në derën e Berishës

Marrëdhëniet pozitë-opozitë, a ka kulisa dhe bashkëpunim mes palëve sa i përket aferave, apo tenderave? Kjo ishte një tjetër pyetje që iu drejtua demokratit Dashnor Sula nga moderatoja Pranvera Borakaj këtë të martë në ‘Quo Vadis’ në Vizion Plus.
Deputeti Sula nuk e përjashtoi se kolegë të tij opozitarë kanë marrë tendera nga mazhoranca, ndryshe nga sa shihet në sipërfaqe sikur ata shahen dhe zihen për “hallet e popullit”.
Por për deputetin Sula marrëdhënia është personale, duke theksuar se ai nuk ka aspak lidhje me akuzat që i ngrihen deputetëve të tjerë opozitarë, duke shtuar se ai nuk ka kërkuar tendera as ku kryeministër ishte Sali Berisha.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: A keni ju informacion që brenda opozitës ka elementë që bashkëpunojnë me mazhorancën?
Sula: Elementë që bashkëpunojnë me mazhorancën edhe mund të ketë. Unë kam 20 vite në politikë por nuk kam trokitur kurrë në dyert e Sali Berishës për tendera. Ka një llogjikë që njeriu qëkur lind është me mëkate. Jam i vetmi politikan që i jam drejtuar ILDKP-së për konfikt interesi. Kur vajza ime apo dhëndri im, pa dalë skandali donin të ishin në AZHBR, i jam drejtuar me letër. Përgjegjshmëria e një politikani kjo duhet të jetë,..
Borakaj: A ka nga ata që kanë tendera?
Sula: Po mund të ketë.
Borakaj: Në një vend të vogël kuptohet lehtë.
Sula: Në një vend si Shqipëria, kur një gazetar të thotë diçka dhe ti skuqesh, atëherë aty duhet të ketë diçka. Po të kisha unë probleme të tilla, kujton se s’do dilnin.
Burimi