Dëmtimi i kapitenit Gjimshiti, Silvinjo: Të shohim pas ndeshjes së Atalantës

Dëmtimi i kapitenit Gjimshiti, Silvinjo: Të shohim pas ndeshjes së Atalantës

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli për dëmtimin e kapitenit Berat Gjimshiti. Tekniku kuqezi, deklaroi se ka folur me lojtarin dhe është në pritje të ndeshjes së Atalantës këtë të shtunë.
Sipas tij, në rast se Gjimshiti do të jetë pjesë e klubit italian në kampionat, do të grumbullohet me Kombëtaren.
“Kam folur me Gjimshitin. Është shumë i rëndësishëm dhe kapiteni i kësaj skuadre. Jeta është kaq e bukur. Ai nuk ishte në Euro 2016, por u kthye si kapiten. Ne presim të shohim. Atalanta luan të shtunën dhe nëse ai është gati, do të vijë me skuadrën”, tha Silvinjo.
I pyetur për krahun e majtë dhe zëvendësuesin e Mitajt, Silvinjo deklaroi se ka tre alternativa, duke përmendur Hadrojin, Hysajn dhe Balliun.
“Hadroj me ne stërvitet si mbrojtës i majtë. Hysaj ka luajtur në të majtë. Balliu po ashtu ka luajtur si mbrojtës i majtë. I vetmi që kemi në anën e majtë, është Mitaj. Varet nga ndeshja. Të tre lojtarët mund të luajnë si mbrojtës i majtë. Ne kemi bërë analiza, se kush mund të jetë zëvendësuesi në rast se nuk luan Mitaj”, u shpreh Silvinjo.
Shqipëria do të luajë në Ligën e Kombeve ndaj Çekisë më 11 Tetor dhe ndaj Gjeorgjisë më 14 Tetor.
Burimi