Dëmtimi horror i Rei Manajt ndaj futbollistit të Gallatasarajit, Federata Turke merr vendimin për sulmuesin shqiptar

Dëmtimi horror i Rei Manajt ndaj futbollistit të Gallatasarajit, Federata Turke merr vendimin për sulmuesin shqiptar

Federata Turke e Futbollit ka marrë vendimin e parë sa i përket çështjes së Rei Manajt dhe incidentit në ndeshjen ndaj Gallatasarajit. Pas reagimeve të furishme pas ndeshjes ku një ndërhyrje e sulmuesit shqiptar dëmtoi Jillmaz të Gallatasarajit, duket se të gjithë janë kthyer përsëri me këmbë në tokë.
Nga persona të ndryshëm është kërkuar që të ndëshkohet edhe sulmuesi shqiptar i Sivasporit, ndonëse vendimin për të mos i dhënë të kuq e ka marrë gjyqtari kryesor i ndeshjes. Por në listën e dërguar për shqyrtim incidentesh në Komisionet Disiplinore të Federatës Turke, nuk përmendet në asnjë moment episodi në fjalë i Manajt.
Kësisoj, duket se ky është vlerësuar si një faull loje dhe se gabimi ka qenë i gjyqtarit që nuk ka akorduar kartonin e kuq ashtu siç duhej të ndodhte. Ndaj futbollisti nuk ka përgjegjësi për mosndëshkimin e tij, Për më tepër, mosdërgimi i emrit të Manajt në komisionin disiplinor, lë të kuptohet se faulli i tij është interpretuar logjikisht si pjesë e lojës dhe nuk ka pasur keqdashje nga ana e sulmuesit shqiptar. Ndaj parashikohet që ndaj tij të mos ketë sanksione disiplinore, gjithmonë nëse situata nuk ndryshon në ditët në vijim.rei manaj sulmuesi shqiptar federata turke e futbollit
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente