Deklarata në seancën gjyqësore/ “1 milionë euro”, Berisha nuk kursehet për “kokën” e Izet Haxhisë
Izet Haxhia, i dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit është paraqitur sërish sot në gjyq, në Gjykatën e Tiranës, e cila pritet të rivendose në afat ankimimin në Apel për çështjen e ngritur prej tij, ate te rihapjes se dojes “Hajdari”.Ndryshe nga hera e parë, kete radhe Haxhia është prezantuar vetem me nje kemishe te bardhe dhe pa xhakete. Ka hyre në gjyq, ka përshendetur me dorë nga salla dhe me pas ka shkembyer disa fjale me avokatin e tij. Më pas është pozicionuar ne vendin e tij.Trupa gjykuese qe perbehet nga gjyqtari Besnik Hoxha tha se gjykata eshte njohur me dosjen dhe kerkesat e paleve.Në seance foli edhe vete Haxhia, i cili akuzoi serish ish-kryeministrin Berisha se ka paguar 1 mln euro për eliminimin e tij. “Nëse behet rigjykim do ta provoj këte”- tha Haxhia në gjyq. Trupa gjykuese tërhiqet per vendim, i cili pritet te shpallet ne oren 15:00.Aktualitet
Burimi