Debati për mandatin e Zaçajt, Kthupi: Ka përplasje mes Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë

Debati për mandatin e Zaçajt, Kthupi: Ka përplasje mes Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë

Juristi Rezart Kthupi ka folur lidhur me mandatin e Holta Zaçajt në Gjykatën Kushtetuese. Ai tha se ka një përplasje mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.  
“Gjykata Kushtetuese, në zbatim të ligjeve, duhej të shpallte vakancën për pozicionin e Zaçajt në datën 10 dhjetor, por pasi nuk e bëri këtë, Gjykata e Lartë ndërhyri duke bërë shpalljen e vakancës”, tha Kthupi për “News 24”.
Ndërsa nga ana tjëtër, Edvin Kulluri u shpreh se mandati i Zaçajt nuk mund të zgjatet përtej datës së përcaktuar.
“Zonja Zaçaj nuk ka të drejtë të qëndrojë asnjë ditë më shumë në këtë mandat. Gjykata Kushtetuese ka autoritet të plotë për çështjet dhe nuk është e varur nga Komisioni i Venecias”, u shpreh Kulluri.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente