Debati mbi mandatin e SPAK, Spahiu: Prokurorët të rrezikuar nga atentatet e porositura nga mafia politike

Debati mbi mandatin e SPAK, Spahiu: Prokurorët të rrezikuar nga atentatet e porositura nga mafia politike

 
Juristi Kreshnik Spahiu shprehet pro kërkesës së SPAK që t’u jepet mundësi rikandidimi prokurorëve të SPAK pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar.
Në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, juristi Spahiu thotë se njerëzit e drejtësisë janë nën presionin e opinionit publik, krimit, por edhe atentateve të mafies politike.
“Prokurorët e SPAK nuk kanë objekt të veprimtarisë vetëm këta 12 politikanë në hetim, janë qindra çështje që lidhen edhe me krimin e organizuar. Padyshim që jam për një zgjatje mandati, do u thoja që çelësi i suksesit sidomos tek njerëzit e drejtësisë është qëndrueshmëria. Paqëndrueshmëria sjell turbulenca në nivelet e profesionistëve të drejtësisë. Një personazh publik apo që ka një funksion në drejtësi është nën presionin e opinionit publik, krimit, palëve, një komuniteti që nuk e lë të qetë të punojë. Janë qenie njerëzore dhe të gjithë në fund mendojnë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e tyre kur janë fut në konflikt, me bandat, mafien, politikanë të nivelit të lartë. Një pjesë e tyre rrezikojnë jetën.
Mafia politike në Shqipëri është aq e fuqishme sa e ka një qime floku, tufën me para që mund të paguajnë për të ekzekutuar një prokuror. Nëse Dumani do shohë se do ketë fatin e këtyre gjyqtarëve që kanë përfunduar rrugëve, mos prisni rezultat, të gjithë do të tkurren në punën e tyre.
S’duhet të na kapë euforia vetëm në 10 çështje, procedimet  këtyre politikaneve do shihen kur të vendosë gjykata me vendim të formës së prerë. Nëse do lirohen, pas dy vitesh do kemi opinion komplet tjetër”, tha Spahiu në Report Tv.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente