Debat tek Komisioni i Ligjeve, Dhurata Çupi shpërthen ndaj socialistëve: Miliona euro shkojnë për propagandë qeveritare!
Në Komisionin Parlamentar të Ligjeve është diskutuar projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës kombëtarë të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”. Me shumicë votash u vendos që ASIG, institucioni përgjegjës për informacionin gjeo-hapësinor, do të kalojë në varësi të Kryeministrit.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve lidhur me ngjarjet kriminale, ku Policia gjen makina të djegura, por jo autorët, përfaqësuesit e institucionit tha se për monitorimin e territorit në Republikën e Shqipërisë, përdoren edhe dronë.
Deputetja demokrate Dhurata Çupi tha se kontrolli gjeohapësinor kalon nga sot në dorë vetëm të Kryeministrit. Çupi tha se nuk u dha asnjë garanci për kontrollin e territorit, lidhur me ndërtimet pa leje, parcelat e drogës dhe lëvizjet e bandave që gjithmonë gjenden vetëm makinat e djegura.
“Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve lidhur me ngjarjet kriminale, ku Policia gjen makina të djegura, por jo autorët, përfaqësuesit e institucionit tha se për monitorimin e territorit në Republikën e Shqipërisë, përdoren edhe dronë.
Deputetja demokrate Dhurata Çupi tha se kontrolli gjeohapësinor kalon nga sot në dorë vetëm të Kryeministrit. Çupi tha se nuk u dha asnjë garanci për kontrollin e territorit, lidhur me ndërtimet pa leje, parcelat e drogës dhe lëvizjet e bandave që gjithmone gjenden vetëm makinat e djegura.
“Nuk na u dha asnjë garanci mbi administrimin e të dhënave, rrezikun e privatësisë dhe saktësisë së të dhënave.
Pronësia e të dhënave dhe licensimin e subjekteve mbi përdorimin e këtyre të dhënave.
Kuptuam që satelitet Albania 1 dhe Albania 2 nuk janë në pronësinë e Shqipërisë por në përdorim për 3 vite. Miliona euro që shkojnë kot për proagandat qeveritare”, tha Çupi.
Burimi