‘Çmenduria’ e militantëve të PD, i moshuari i puth dorën Berishës pas lirisë
Sali Berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Selinë e Partisë Demokratike, pas lirimit nga ‘arresti i shtëpisë’.
Berisha është pritur mes brohorimave të qytetarëve të shumtë të mbledhur në seli, për të festuar këtë moment. Nga gëzimi një militani i moshuar ka shkuar në selinë e PD dhe i ka puthur dorën Berishës.
Ndërkohë Berisha i kërkoi gjatë fjalëve të tij të para mbështetësve që të bëjnë durim, sepse protokolli është i parashikuar ndryshe.
“Bëni durim, protokolli është i parashikuar ndryshe”, tha Berisha, pa marrë ende fjalën para kamerave.
Më pas, gjatë daljes para mediave dhe mbështetësve, Berisha tha se sot fitoi e vërteta, duke shtuar se tani e tutje është koha për veprim.
Ai tha gjithashtu se gjatë vitit që ka qëndruar në ‘arrest shtëpie’, ka thyer rekordin për numrin më të madh të fjalimeve.
“Sot është Dita kur Edi Rama dhe monstra Xhorxh Soros dështuan përfundimisht. Sot mundi i 3 viteve triumfoi dhe u shpërblye. Ne qëndruam dhe vetëm qëndruam, për të vërtetën dhe vlerat që besojmë.
Pas një kohe të gjatë që Shqipëria nuk sheh ditë të mira, sot është një ditë e mirë për shqiptarët. Sot është një ditë e mirë edhe për kundërshtarët e opozitës. Sot nuk fitoi Sali Berisha, sot fitoi e vërteta. Sot ka fituar Shqipëria. Këtë vit unë kam thyer rekordin në numrin e fjalimeve, rreth 330 të tilla.
berisha
Burimi