Çmenduri në “Mestalla”, Reali përmbys Valencian dhe merr kreun, Vinisius kërkon të sulmojë arbitrin pas ndëshkimit me të kuq
Reali bën surprizën. Madrilenët mposhtin me përmbysje Valencian dhe marrin 3 pikë të rëndësishme në garën për titullin kampion.
Hugo Duro zhbllokoi rezultatin për vendasit në minutën e 27 të takimit. “Los Blancos” barazuan rezultatin me Luka Modriç në minutën e 85.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në paqe, skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti përmbysi shifrat në minutën e 90+5. Heroi i “Merengues” ishte anglezi Xhud Belingam.
Madrilenët u detyruan ta mbyllnin ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Vinisius Zhunior u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 79. Braziliani nuk e priti aspak mirë vendimin dhe u mundua të sulmonte arbitrin, por u mbajt nga Rudiger dhe stafi teknik i Realit.
Me këtë fitore, Reali “rrëmben” vendin e parë me 43 pikë, ndërsa Valencia “noton” në ‘ujëra të ftohta’, pasi renditet në vendin e fundit në La Liga me 12 pikë.valenci real madrid la lig
Burimi