
“Çmendet” moti, shiu përmbyt rrugët e Kukësit!
👁6197
Pavarësisht se pjesa më e madhe e vendit po digjet nga i nxehti, Kukësi është përfshirë nga një stuhi shiu e breshëri.
Reshjet e dendura me shi e breshër kanë shkaktuar probleme në rrugët e qytetit të Kukësit, në lagjet 1, 2 dhe lagje të re.
Sasia e madhe e reshjeve ka bërë që kolektorër mos të përballojnë prurjet duke shkaktuar përmbytjet e disa rrugëve në qytet.
Ndërkohë reshjet e para të shiut janë shoqëruar me breshër, ku një kokërr breshëri kap diametrin 3 deri në 5 cm. Breshëri ka përfshirë zonat administrative Shtiqën, Bicaj e Surroj.
Burimi