“Çmenden” tifozët e Barcelonës, kërkojnë Nico Williams në skuadër; nisni të japin donacione në “Tik-Tok” për klauzolën e sulmuesit!

“Çmenden” tifozët e Barcelonës, kërkojnë Nico Williams në skuadër; nisni të japin donacione në “Tik-Tok” për klauzolën e sulmuesit!

Pas paraqitjes fantastike në “Euro 2024”, Barcelona dëshiron të bashkojë Lamine Yamal me Nico Williams, por vështirësitë financiare nuk e lejojnë një afrim të tillë. Por për afrimin e sulmuesit është duke u bërë një çmenduri nga tifozët.
Mbështetësit e Barçës mezi presin të mbyllin afrimin e Williams për të formuar një dyshe emocionuese me Lamine Yamal, siç kanë bërë së fundmi me skuadrën spanjolle në Euro 2024.
Tifozët katalanas madje dhe disa përdorues të TikTok dhuruan para në llogarinë zyrtare të Barçës për të ndihmuar në financimin e pagesës së 58 milionë eurove të klauzolës që ka anësori i Athletic Bilbaos.
Në publikimin në të cilin lajmërohej se Lamine Yamal do të vishte fanelën me numrin ’19-të’ dhe në të cilin u prezantua fanela e re e Barçës për sezonin 2024-25, tifozët katalanas filluan të bënin donacione përmes komenteve, duke kërkuar nënshkrimin edhe të Nico Williams. Këto donacione fillojnë nga 0.01 euro dhe mund të arrijnë deri në mijëra euro.
Burimi