Çfarë halli ka Edi Rama? Kryeministri vijon t’i tregojë “Ndoc Rrokun” Amerikës

Çfarë halli ka Edi Rama? Kryeministri vijon t’i tregojë “Ndoc Rrokun” Amerikës

Kryeministri vijon të këmbëngulë se reformën në drejtësi nuk e bënë SHBA me BE, por ai vetë…

Kryeministri Edi Rama duket se nuk tërhiqet te “çmenduria” se e bëri ai reformën në drejtësi. Ndonëse të gjithë e dimë se politika po tenton ta bllokojë këtë reformë, kryeministri vijon me avazin se nëse nuk do ishte ai, sot ne do mbyteshim nga korrupsioni.
SPAK po jep sinjale pozitive në luftën ndaj korrupsionit, padyshim. Ka shumë emra në burg dhe shpresa po rritet. Por kjo nuk është meritë e qeverisë, por e BE dhe e SHBA. Por kryeministri e ka hedhur në kosh punën e tyre, pasi edhe sot u ka treguar sërish “Ndoc Rrokun”, siç bëri te emisioni i Blendi Fevziut.
Duke folur në një aktivitet të organizuar nga Kuvendi dhe komisioni i Fatmir Xhafajt për integrimin në BE, Rama deklaroi sërish se pa PS nuk do kishte SPAK dhe reformë në drejtësi. Sipas tij, BE dhe SHBA nuk e bënin dot.
“Kur përmend SPAK-un dhe drejtësinë ka shumë sensibilitet dhe forca që angazhohen për të dalë në mbrojtje dhe unë nuk e kisha të mundur ta evitoja këtë çështje këtu sepse dua t’ia kujtoj të gjithëve se Partia Socialiste është forca udhëheqëse e Reformës në Drejtësi dhe pa këtë forcë dhe pa bindjen e vullnetin e hekurt të PS-së, jo Amerika, jo Europa, por të gjithë të bëheshin bashkë nuk do ta kishin bërë dot të mundur Reformën në Drejtësi”, tha Rama.
Ndërkohë ai i doli në krahë edhe Fatmir Xhafajt. Të dy ngritën një komision mjaft të dyshimtë. Ndonëse pretendohet se ky komision do të ndihmojë në luftën antikorrupsion, sinjalet janë se ai bëhet për të dubluar SPAK. Rama sot tentoi të tallet me këta zëra, por do ja shohim në fund hajrin.
“Ambicia jonë është ta anëtarësojmë vendin brenda kësaj dekade, shtuar edhe plani i dakordësuar shumë agresiv së bashku me KE që t’i përfundojë detyrat brenda 2027, na e bëjnë të pamundur të jetojmë qetësisht me skepticizmat, dyshimet dhe lërë pastaj me akuzat apo edhe me përpjekjet për ta penguar procesin. Natyrisht u gjet një fjalë magjike e ditëve tona që 6 muaj të shkonin dëm, Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama kanë një plan të errët për të bllokuar SPAK dhe për të kthyer përmbys reformën në drejtësi, prandaj bëjnë mbledhje sekrete dhe po thurin një komplot, kur përmend SPAK dhe drejtësinë ka shumë sensibilitet dhe shumë forca që angazhohen për të dalë në mbrojtje”, tha Rama. 

Kryeministrit nuk i pëlqeu qëndrimi i ambasadorit të BE, Silvio Gonzato, i cili kërkoi që reforma në drejtësi të mos preket. Ishte mesazh qartazi për Famtir Xhafën. Mirëpo kryeministri e sulmoi.
“Në këto masa, reforma në drejtësi, paprekshmërinë e të cilës nuk e garanton as ambasada e SHBA as e BE, por e garanton PS që është forca e shumicës qeverisëse. Nëse duhet të bëhemi anëtar të BE e duhet të ndërhyhet, çdo prekje e reformës në drejtësi në funksion të detyrave të anëtarësimit duhet të kalojë përmes BE dhe SHBA”, tha Rama.
Po ashtu ai e bëri të qartë se ky komision do vijojë punën, pavarësisht se opozita nuk merr pjesë. Por kjo tregon skenarin se Rama synon që pas zgjedhjeve të marrë 84 mandate dhe të kalojë i vetëm ligjet, pasi sot nuk i ka votat e nevojshme. /Pamfleti
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente