
Çelsi shtanget në derbin londinez, Blutë “dehen” nga atmosfera festive
👁852
Çelsi është shtangur sot në “Stamford Bridge” nga Fulhami. Derbi londinez është mbyllur në një fitore me përmbysje të miqve me rezultatin 1-2.
“Blutë e Londrës” nuk ia dolën të dilnin me 3 pikë nga Boxing Day edhe pse pothuajse dominuan takimin. Bardhezinjtë e Fulhamit u treguan më agresiv në pjesën e dytë dhe arritën të shpëtonin me 3 pikë falë golit të Uillson në minutën e 82 dhe mbi të gjitha nga shënimi në minutat e shpresës nga Muniz.
Minutat e fundit qenë flakë, pasi të dyja skuadrat kryeqytetase menduan të merrnin gjithçka nga takimi i Premier Ligës. Goli i Palmer vlejti sa për statistika pasi “djemtë” e Mareskës nuk e ngushtuan diferencën me Liverpulin kryesues.
çelsi premier liga fulham
Burimi