Biznes me jetën tek Onkologjiku, qytetarët në protestë para Ministrisë së Shëndetësisë (Foto)

Biznes me jetën tek Onkologjiku, qytetarët në protestë para Ministrisë së Shëndetësisë (Foto)

Pamje nga protesta

Të irrituar nga kjo situatë, me qindra qytetarë janë mbledhur sot para Ministrisë së Shëndetësisë, në shenjë revolte mbi atë që po ndodh në sistemin shëndetësor.

Qytetarët kanë dalë në proteste mbrëmjen e sotme, pas mesazheve skandaloze që u bënë publike lidhur me biznesin që bëhej te Onkologjiku me jetën e pacientëve.
Prokuroria zbuloi se si mjekët i dërgonin në privat pacientët dhe nuk u ofronin shërbimin e duhur në spitalin publik. Po ashtu, bëhej pazar edhe me ilaçet. Por më skandalozja ishte komunikimi i mjekëve, të cilët nuk ngopeshin me para.

Të irrituar nga kjo situatë, me qindra qytetarë janë mbledhur sot para Ministrisë së Shëndetësisë, në shenjë revolte mbi atë që po ndodh në sistemin shëndetësor. Edi Rama kur mori pushtetin premoi shëndetësi falas, por në fakt sot shëndetësia është kthyer në biznes. Disa halabakë vendosin se kush jeton dhe kush vdes. Ai që nuk ka para nuk merr shërbim dhe është i destinuar të vdesë, ndërsa kush ka mundësi financiare çohet në privat dhe “rripet” ekonomikisht.

“Ky është një skandal i madh. Thonë mjekët pa pikë turpi hajde se ja japim gjysmë mjekimi atij qytetarit. Është shumë turp. Prokuroria ka nisur hetim dhe është lajm i mirë. Por akuzat janë të lehta. Ti ke vrarë njerëz e si mund të hetohesh ti për shpërdorim detyre. SPAK të hetojë, çdo repart në QSUT, sepse çdo repart ka grupe të tilla, që çojnë qytetarët tek klinikat e tyre për t’i zhvatur. Fatkeqësisht në Shqipëri, nga të sëmurët ngelin ata që shesin shtëpinë, tokën, lopën, hyjnë në kredi, për t’u shëruar se nuk kanë mundësi ekonomike”, tha gazetari Osman Stafa, një nga iniciatorët e kësaj proteste.

Aktivisti i Qëndresës Qytetare, Migen Qiraxhi, tha se në këtë vend nuk ka shqiptar që nuk i ka kushtuar barra e sëmundjes së vetë dhe barra e dinjitetit të vetë dhe në këto kushte, nuk mund të rrimë pa shprehur indinjatën.
“Duhet dhënë dorëheqja që nga roja i spitalit e deri te kryeministri. Të mos reagosh sot është si të presësh radhën për të vdekur. Të gjithë do përballen me këtë sistem, të marrin lekët për të shkuar në Maldive, ndërkohë që ti mund të shkosh në botën tjetër”, tha ai.

Prokuroria e Tiranës zbardhi skemën abuzive e transferimit të pacientëve nga Onkologjiku në spitalet private me qëllime përfitimi, ndërsa u dhanë masa sigurie për 7 mjekë e specialistë.
Sipas Prokurorisë, këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientët me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.

Bazuar në veprimet proaktive duke përfshirë përgjimet telefonike, vëzhgimet në terren, blerjet e simuluara, ashtu edhe me veprime te hapura hetimore, zbuluan rastet e pacientëve të ndryshëm, të cilëve nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe drejtoheshin në klinika private.
Në skemën abuzive janë të përfshira edhe farmaci. Prokuroria ka dokumentuar gjithashtu edhe raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.
Në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe detyrim paraqitje për:
1. Edmond Gashi (Mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Arrest shtëpie” parashikuar nga neni 237 të Kodit të Procedurës Penale.
2. Emiljano Lela (Koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” te parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.
3. Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.
4. Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik) e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.
5. Halil Gashi i akuzuar për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave” parashikuar nga neni 180/1 I K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.
6. Florian Marku i akuzuar për veprën penale të “Tregtimi dhe transportimi I mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” të parashikuar nga nenet 178 e 179 I K.penal.
7. Është bërë sekuestrimi i klinikës mjekësore “Megis” dhe i është komunikuar që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë.
8.Për shtetasen Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” e akuzuar për veprën penale “Shpërdorim Detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qenë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.
Burimi