Bisedat për orgjitë e partiakëve në zyrën e Enverit dhe ishemia celebrale e udhëheqësit të Partisë
Enver Hoxha /
Pjesa e tetë
Vijon nga Pjesa e shtatë
Enveri s’shikon, “Zërin e Popullit ” ia çojmë të inçizuar
Një telefonatë e Nexhije Hoxhës në mbrëmjen e 9 qershorit 1984, ka qënë një sinjal jo i mirë për shefin e kabinetit të kreut të Partisë.
“Shokut Enver i ka pëlqyer shërbimi juaj me fotozmadhimin e gazetave, më tha ajo, kujton në shënimin e kësaj date Haxhi Kroi, por më shumë do t’i pëlqente rregjistrimi në magnetofon i materialeve të “Zërit të Popullit”.
Pavarësisht nga kujdesi në trasmetimin e mesazhit, zyrtari që bashkpunonte prej dekadash me çiftin Hoxha, parakuptonte një gjëndje të jo të mirë të shefit të tij. Për fat të keq, shkruan ai në ditar, parandjenja do të vërtetohej në ditët në vijim, ku Hoxha është shfaqur jo vetëm me probleme serioze shikimi, por edhe i dërrmuar nga shëndeti.
Tanimë, shton Kroi, ai mund të lëviz vetëm duke e mbajtur dikush për krahu dhe gjithnjë mbështetur mbi bastun. Lidhur me shërbimin e ri për t’i rregjistruar në mangentofon shkrimet kryesore të gazetës “Zëri…” dhe materialet e tjera, shefi i kabinetit, thekson se për këtë qëllim është ngritur një “redaksi radiofonike”, ku janë përzgjedhur emra të njohur në fushën e letrave si Nasi Lera, Tatjana Hoxha, Fatri Sinani, Katjusha Pogaçe e Ajet Simirxhiu, të cilët çdo ditë sipas një grafiku të caktuar përgatisin “radioemisionin” që shkonte për ta dëgjuar Hoxha.
Sakaq, te kreu i Partisë, me këtë metodë, shkonin edhe çështje të tjera, kuptohet nga ato më të rëndësishmet, pjesa më e madhe e të cilave për vet karakterin që përmbanin, konsumohej në një rreth tepër të ngushtë.
Sekretari personal i shefit të Partisë, ka shënuar në ditar preokupimin e posaçëm të këtij të fundit për informacionet që vinin për orgjitë dhe sjelljet e pamoralshme të partiakëve dhe zyrtarëve të lartë, siç ka qënë rasti i një anëtari të Komitetit Qëndror, ish sekretar i Parë në Shkodër dhe në Vlorë, i përfolur për qëndrime të turpshme me gratë. Këto, nënvizon Kroi qasjen e shefit, janë akte të dënueshëm nga normat e moralit proletar, sepse degjenerimi moral të çon shpejt në degjenerim politik”…
“Në shkurt ’84 Enveri pësoi ishemi cerebrale”
Ka qënë pasditja e 16 shkurtit 1984 kur shëndeti i Enverit është troditur sërish, këtë radhë nga një ishemi cenebrale e paprashikuar nga stafi i mjekëve personal, por jo vetëm. Haxhi Kroi që ka memorizuar në ditar me preokupacion të veçantë ecurinë e gjëndjes së tij gati çdo ditë, pohon se lajmin e keq e ka mësuar nga Ramiz Alia, mëngjesin e 17 shkurtit ’84. Pak orë më vonë, ky i fundit, ka thirrur një mbledhje të jashëtzakonshme të Byrosë Politike për ta informuar për gjëndjen e rrezikshme që kalonte udhëhqësi kryesor.
I pranishëm në këtë takim, sekretari i Hoxhës shkruan: “Shoku Ramiz i porsa kthyer nga vila 31, informoi shokët e udhëheqjes se shoku Enver dje pasdite rreth orës 17-1730 kaloi një gjëndje spazme ose ishemie cenebrale që i ka paralizuar krahun dhe këmbën e djathtë, por pas ndërhyrjes së shpejt të mjekëve, sëmundja po dominohet.
Megjithatë, egziston akoma rreziku i përsëritjes së goditjes. Në fund rekomandoi që çështjen ta mbajnë shumë sekret” Nga ky moment, sipas Kroit, me një vendim të veçantë të sekretariatit të Komitetit Qëndror, është ngritur një grup mjekësh specialistë për tu marrë me kurimin e Enverit. Ndër ngjarjet para kësaj situate, në shënimet e Kroit, të tërheq vëmëndjen një reagim i panjohur i Hoxhës për piktorin e njohur Abdurrahim Buza, emri i të cilit është zbuluar rishtas në listën e Asamblesë tradhëtare.
Ramizi trondit Byronë Politike: Enveri shumë keq, çdo gjë mund të ndodh
“Gjëndja shëndetsore e shokut Enver është shumë e rëndë. Këmba e djathtë i ka ngrirë dhe i dridhet pandërpreje dora e goditur nga ishemia. Ditët e fundit është përkeqësuar më tepër dhe ka një dobësim të përgjithshëm që nuk e lejon të lëvizë për shkak të insuficensës kardiake që i ka sjellë edema pulmonare; mushkëritë i janë mbushur me ujë dhe ka vështirësi të mëdha në frymëmarrje. Jemi përpara situatave të vështira. Përsa i përket punëve të përditëshme, unë shkoj dhe e takoj herë pas here për ta mbajtur në dijeni të problemeve më të rëndësishme dhe për të marrë këshillat e tij. Materialet nuk ia dërgojmë më si më parë. Këtë rregull do të ndjekim edhe në të ardhmen, pse siç duket shoku Enver nuk do dalë më në zyrë” Kjo është një pjesë nga ligjërata e pazakonshme e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë Politike të 11 tetorit 1984, që Haxhi Kroi e ka rregjistruar në ligjëratë të drejtë në ditarin e tij.
Numri dy i regjmit, i afruar në këtë post pas vdekjes së Hysni Kapos, në këtë mbledhje, u ka bërë të ditur byroistëve se nga ky momnet e në vazhdim do të procedohej me një rregull të ri: Enveri do qëndrojë në shtëpi, Partinë do ta drejtonte ai! Në ditarin e Kroit sakaq zbulohen përpjekjet e jashtëzakonshme për të shpëtuar nga thonjtë e vdekjes me çdo kusht jetën e Hoxhës. “Fillimisht kërkuam të vijnë mjekë nga jashtë, shkruan sekretari i shefit të Partisë, po shoku Enver nuk pranoi.” Sipas kujtimeve të tij, dy mjekë shqiptarë shkuan në Parisë të konsultohen me specialsitët francezë, por nga konsulta me këta të fundit kishte rezultuar se ishemia cerebrale dhe tronditjet e tjera të shëndetit të Hoxhës, kishin ardhur nga dobësimi i muskujve të zemrës, madje edhe dridhja e dorës ndodhte për këtë shkak.
Çfarë ka ndodhur me tej me shëndetin e Hoxhës që përpëlitej midis jetës dhe vdekjes, do ta publikojmë në ditët në vijim. Pjesa e ditarit të Haxhi Kroit që i referohet periudhës shtator-tetor 1984, bën fjalë për një përmirsim të lehtë të shëndetit të shefit të Partisë, aq sa mund të angazhohet me disa nga çështjet më kryesore, gjithnjë në kushtet e një rregjimi në shtëpi. Sakaq, sekretari i tij, përveç vujatjeve në zyrë, siç shkruan në shënimin e datës 11 shtator 1984, ka gjetur kohë e ka shijuar një koncert të mrekullushëm të orkestërës simfonike të RTSH-së, ku e ka befasuar debutimi i violinistit të vogël Tedi Papavrami, i cili “është duartrokitur nxehtësisht nga spektatori për virtuozitetin, shkathtësinë e duarve dhe ëmbëlsinë e harkut”. Vetëm pak muaj më vonë, ky artist i spikatur, udhëtoi drejt Francës me bekimin e Hoxhës, por nuk u kthye më. Një histori kjo e njohur tashmë…/Pamfletibiseda për orgjitë enver hoxha ishemi cerebrale
Burimi